-Shorti për Ligën e Kombeve, Shqipëria mëson kundërshtarët
Është hedhur shorti për edicionin e dytë të Ligës së Kombeve, aty ku Kosova ka gjetur për herë të parë Greqinë. Përfaqësuesja kosovare do të përballet me grekët në Grupin 3 të Ligës C.
Sllovenia dhe Moldavia janë dy kundërshtarët e tjerë të Kosovës në këtë grup.
Përfaqësuesja më e re e Ballkanit nuk është përballur asnjëherë në të kaluarën kundër këtyre tre ekipeve.
Një detaj interesant është fakti që Greqia dhe Moldavia nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës. Megjithatë, pritet që ndeshjet të luhen pa asnjë pengesë në të dyja këto shtete.
Katër fituesit e Ligës A do sigurojnë kalimin në finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2021, fituesit e Ligës B, C dhe D, sigurojnë ngjitjen e një Lige më sipër, ndërsa ato që renditen në fund të grupeve në Ligën A dhe B do të bien dhe nuk mund të vazhdojnë garën.