Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasi aksidentalisht një skrep e ka zënë posht.
Ngjarja ka ndodhur në orën 18:10 në rrugën dytësore të fshatit Dukat, Vlorë. Sipas policisë skrepi i cili po kryente punimet në këtë aks rrugor është i një kompanie private. Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendngjarja ndërsa po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave./Fjala.al