Koronavirusi dhe ekonomia e botës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përhapje e pandemisë mund të ndikojë në aktivitetin ekonomik,  të vendosë qëndrueshmërinë e bankave në pikëpyetje dhe të kontribuojë në problemet financiare

Nga Toni Yates*

Rastet e para të koronavirusit u regjistruan në provincën Hubei (Kinë), e cila ka një popullsi prej rreth 59 milionë banorë. I identifikuar fillimisht si një problem lokal shëndetësor, koronavirusi është bërë tashmë një problem global dhe ekonomik.  Më poshtë, paraqiten një sërë çështjesh, që duken se lidhen drejtpërdrejtë me gjendjen dhe ekonominë e botës

Ndërlidhja mes njerëzve

Epidemiologët po studiojnë si problem ndërlidhjen mes njerëzve. Se si përhapet një sëmundje varet nga numri i takimeve fizike dhe probabiliteti që virusi të kalojë nga një trup në tjetrin. Këto takime, të shkaktuara kryesisht nga udhëtimet ajrore dhe detare, janë ato që politikbërësit janë përpjekur të ndalojnë, megjithëse me vonesë.

Dy të tretat e aeroplanëve që i përkasin linjave ajrore kineze janë bazuar në çmimet e aksioneve të linjave ajrore në Mbretërinë e Bashkuar, që duket se kanë rënë ndjeshëm. Në të njëjtën situatë ndodhen edhe aksionet e ndërmarrjeve hoteliere. Virusi po përhapet më shpejt jashtë Kinës sesa brenda saj.

 Zinxhiri global i furnizimit, rrjeti i mallrave.

Kina përbën momentalisht 9.6% të totalit të importeve në Mbretërinë e Bashkuar; Italia përbën 4.1%; Koreja e Jugut, vetëm 0.8%. Për shkak të pozicioneve të tyre në zinxhirin global të furnizimit, mungesa që prodhojnë këto vende ( çipa kompjuterash, plastikë dhe pajisje të rrjetit telefonik, deri tek përbërësit e automobilave) do të ndjehen më gjerësisht.

Disa biznese duket se do të jenë në gjendje të gjejnë burime alternative për produktet , duke supozuar se virusi nuk do të përhapet më tej. Ka raporte ku kërkohen alternativa në sektorët e makinerive dhe automobilave. Por nëse do të rezultojë e kundërta, firmat do të detyrohen të mbështeten në inventarë, që historikisht kanë qenë në nivele të ulëta për shkak të metodave të prodhimit të njëkohshëm.

Rrjeti i financave        

Koronavirusi mund të lërë gjurmë në rrjetin e financave.  Një ndalesë e përhapur në aktivitetin ekonomik mund të shkaktojë falimentime dhe mospagime të huave bankare, duke e vendosur qendrueshmërinë e bankave në pikëpyetje, si dhe duke çuar më tej përçarjen financiare. Kriza financiare e vitit 2008 filloi si një mospërmbushje e mesme dhe e lokalizuar në hipotekat e SHBA-së.

Vendet e tjera u infektuan sepse bankat ishin të ekspozuara ndaj kredive, në një shkallë shumë të pasigurt fillimisht, ashtu sikurse ndodhi më pas edhe me institucionet. E njëjta situatë duket se po përsëritet afër zonave të prekura në Kinë, Kore dhe Itali. Vështirësitë e firmave dhe bankave të tyre po infektojnë mbarë botën. Rreth 45% e aksioneve të mbajtura në Mbretërinë e Bashkuar janë të huaja.

Lexo edhe :  Macron padit influenceren e njohur, përhapi thashethemet se Brigitte ka lindur burrë

Dhe një pjesë e 55% të pronave vendase do të jenë subjekte me vetekspozim financiar jashtë kufijve. Këto ekspozime direkte dhe indirekte transmetojnë ndikimin financiar të virusit si një infeksion fizik. Kjo është arsyeja pse ne kemi parë paralajmërime nga kompani që implikohen shumë drejtpërdrejt-siç është Apple, i cili prodhon iPhone në Kinë. Për shembull, aksionet amerikane ranë rreth 10% javën e kaluar.

Rrjetet sociale

Tipari tjetër i ekonomisë së re globale që eksporton “të këqijat” nga zonat më të prekura, janë rrjetet e reja që e përhapin atë, fjala bie se si një thashethem mund të trokasë mbi një bankë të shëndetshme.

Miliarda pjesëmarrës në mediat sociale ofrojnë rrugë për informacion dhe dezinformim në lidhje me virusin që të përhapet në të njëjtën mënyrë që përhapet virusi aktual. Kemi parë përpjekje nga udhëheqësit e Kinës dhe SHBA-së, të cilët janë përpjekur të shfrytëzojnë këto kanale informacioni për të qetësuar qytetarët.

Bankat qendrore në Japoni, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA u zotuan të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve financiare duke premtuar se do të lehtësojnë ndikimin ekonomik, duke bërë që tregjet e aksioneve të kthehen.

Pas rrëzimit financiar, bankat qendrore kanë në dispozicion disa mjete për të zbutur goditjet ekonomike. Normat e interesit janë afër dyshemesë së tyre, bilancet e bankës qendrore janë akoma të fryra nga lehtësimi sasior pas krizës, dhe nuk është e qartë nëse blerjet e mëtejshme të pasurive do të ishin efektive apo politikisht të mundshme.

Barra për t’iu përgjigjur efekteve makroekonomike të virusit do të bjerë kryesisht tek qeveritë, duke përdorur mjete taksash dhe shpenzimesh, jo në bankat qendrore. Politika pengoi reagimin e politikës fiskale ndaj krizës së vitit 2008 në SHBA, në zonën e euros dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Duhet të shpresojmë se politike nuk do të provojë të jetë sërish pengesë.

*Ish-profesor i ekonomisë në Universitetin e Birmingham, këshilltar në Fondacionin Resolution dhe Fathom Consulting.  The Guardian. Përktheu Alessia Selimi

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV