Bleona me veshje transparente tërheq vëmendjen në Paris (FOTO)

Bleona Qereti, këngëtarja shqiptare fama e së cilës tashmë është bërë ndërkombëtare, po punon së fundmi me këngën e saj të re, ‘Haters’.

Të shumta janë rastet kur ajo ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e përditshme, gjersa nuk mungojnë edhe paraqitjet provokuese.

Së fundmi, ajo ka marrë pjesë në Javën e Modës në Paris dhe ka ndarë me ndjekësit disa foto ku dukej më joshëse se kurrë.

Ajo nuk i ka lënë vend imagjinatës me veshjen e saj dhe ka treguar format e bukura fizike.

“Ti ndoshta viziton të njëjtat vende ku unë shkoj…por kjo nuk do të thotë se ti je në rrethin tim”, shkroi Qereti në mbishkrimin e këtyre fotografive.

https://www.instagram.com/p/B9TRgJhJ4M4/?utm_source=ig_embed