test

Komentet që nuk duhet t’i bëni kurrë për veshjen e dikujt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë kemi opinione, veçanërisht ato subjektive që lidhen me stilin dhe modën. Por, në median sociale me siguri që edhe ju jeni përballur me postime pa takt të tipit: “Ky fustan duket shumë i ngushtë për trupin tënd” apo “Ti duhet të ndryshosh stil”, e plot komente të tjera të vrazhda që ndonjëherë, edhe pse virtualisht e lë shumë keq personin pas kompjuterit, telefonit, iPad-it etj.

A jeni të vetëdijshëm kur bëni një koment aspak të këndshëm? Ekspertët thonë se në fakt janë katër tipe komentesh që nuk duhet t’i bëni kurrë për stilin dhe veshjen e dikujt, qoftë ky një mik, shoqe, e afërme etj.

#1 Komente që theksojnë pasiguritë e njerëzve

“Do të doja të jetonim në një botë ku nuk bëhen komente për pamjen e njerëzv,e” thotë Stacey Rosenfeld, psikologe në Florida. “Ajo është shumë e moshuar për ta veshur atë kostum,” kjo është nga ato fjali që duhet shmangen për stilin e dikujt tjetër. Këto lloj komentesh ekspozojnë vërtet fobitë e njerëzve për trupin e tyre, aq sa ato e etiketojnë trupin thjesht e vetëm si një objekt.

#2 Komentet për profesionalizmin

Shumë persona nga ata që komentojnë për veshjet kufizohen në linjat e seksualizimit. Këshilla e ekspertëve është që ju nuk duhet të thoni asgjë që nënkupton se një person në një farë mënyre apo formë po bën diçka të papërshtatshme thjesht për shkak të mënyrës sesi pëlhura rri në trupin e tij/saj. Diçka që nuk shihet si problematike për një grua me trup normal, shpesh shihet si e tillë tek një person më i/e mbushur. Njerëzit shpesh përpiqen të kuptojnë se kush jeni dhe më pas ju pozicionojnë në një lloj hierarkie të padukshme bazuar në mënyrën sesi jeni veshur dhe kjo është e gabuar.

Lexo edhe :  Pse gratë e suksesshme nuk e kanë vëmendjen e burrave

#3 Komente që gjykojnë identitetin në bazë të veshjes

Ka kaq shumë gjëra që mund të shkojnë keq në një bisedë midis dy njerëzve dhe veçanërisht midis dy kolegëve. Çdo gjë që nënkupton një preferencë ose paragjykim bazuar në racën, ngjyrën, fenë, seksin ose moshën e dikujt mund të shkaktojë probleme reale. Por, shpesh gratë apo burrat pavarësisht masave trupore, guxojnë për stilin e tyre të veshjes. E nëse ju e kuptoni që pasiguritë e tyre, shfaqen në mënyrën si janë veshur, ju nuk duhet t’i gjykoni për stilin, në bazë të identitetit apo trupit, por thjesht të respektoni preferencat e tyre.

#4 Komente mbi linjat trupore dhe masën

Gjithmonë duhe të përmbaheni nga përdorimi i shprehje të tilla si, “Kjo veshje ju bën të dukeni më i/e shëndoshë. Veshja nuk i bën njerëzit të duken në një mënyrë të veçantë, përkundrazi. Nëse duhet të thoni diçka, përdorni fjalët: “Kjo nuk ju përshtatet edhe aq mirë”. Pretendimi se një pëlhurë e bën një person të duket në një mënyrë të veçantë kthehet në një fobi dhe kjo nuk është normale./E.Ç

Të fundit

Shqipëria e nis me humbje aventurën EURO2024, goli i Bajrami hyn në histori të turneut

Shqipëria e nisi me humbje rrugëtimin e saj në Euro 2024, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga kampionia...

De La Fuente: Jam shumë i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë. “Jam...

Scholz: Propozimi i Putinit për paqe nuk është serioz

“Liderët e G7 nuk e diskutuan fare propozimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për paqe në Ukrainë, sepse të gjithë e dinin se propozimi...

Italia përmbys ndeshjen, realizon Barella ndaj kuqezinjve

Shqipëria 1-2 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Gol kuqezinjtë, Shqipëria ndëshkon Italinë në sekondat e para

Shqipëria 1-0 Italia Pritjes i erdhi fundi, Shqipëria rikthehet të luajë në Europian pas 8 vitesh mungesë. Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në...

Lajme të tjera

Web TV