Ja cilat janë veprimet që bën një mashkull kur ju dashuron

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
  1. Shikimi

Meshkujve u pëlqen të kenë kontakt të vazhdueshëm me gjërat që dëshirojnë, qoftë ky edhe kontakt vizual. Nëse papritur ktheni kokën dhe shihni se një mashkull jua ka ngulur sytë gjithë kuptim, atëherë ai po përpiqet t’ju thotë diçka më shumë.

  1. Kontakti sy më sy

Ndryshe nga veprimi i mësipërm, kontakti sy më sy është pak më i veçantë, sepse bëhet fjalë për një komunikim të dy pasqyrave të shpirtit, siç quhen ndryshe sytë. Nëse një mashkull jo vetëm ju shikon, por nëse ai ju shikon drejt e në sy dhe i pëlqen të ruajë për shumë gjatë kontaktin me sytë tuaj, atëherë shpjegimi është i thjeshtë: ai ka rënë në dashuri me ju

  1. Ai blen ushqimet që preferoni

Nëse marrdhënia juaj ka filluar të afrohet atëherë do të kuptoni nga veprimet e tij se sa i afeksionuar është ndaj jush. Meshkujt nga natyra e tyre kujdesen për femrën e tyre nëse do tu sjelli ushqimet që ju adhuroni, mos u habisni ai ju dashuron.

  1. Ai ruan gjërat tuaja në shtëpi

Kur një mashkull pranon në shtëpinë e tij sende që i përkasin të dashurës, kjo është një shenjë e mirë. Ai jo vetëm që ndihet rehat me praninë tuaj, por mendon se jeni e duhura për të.

  1. Ai flet për të ardhmen

Kur një mashkull fillon të flasë për planet e tij për t’u shpërngulur në një tjetër qytet dhe ju pyet nëse do t’i bashkoheni atij, atëherë gjërat po bëhen serioze. Kjo mund të jetë shenjë e një lidhjeje afatgjatë ose një provë për kalimin e jetës së bashku.

  1. Ai vesh bluzat që i keni dhuruar
Lexo edhe :  ‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Nëse ju i dhuroni të dashurit tuaj një bluzë dhe ky e vesh atë, atëherë jeni pranuar në zemrën e tij. Jo vetëm që shijet tuaja në veshje janë të njëjta, por me shumë gjasa jeni të njëjtë edhe për nga ndjenjat.

  1. Ai qëndron pranë jush në publik

Të qëndruarit pranë me një femër në publik, për një mashkull është sa lumturi, aq edhe sakrificë. Ai pranon se tashmë ka bërë një lloj zotimi dhe ka përgjegjësi për personin që ka pranë.

  1. Ai nuk e ka problem t’i përgjigjeni telefonit të tij

Telefoni në ditët e sotme nuk është vetëm një mjet i thjeshtë komunikimi, por përfaqëson botën e tërë të një njeriu, që nga fotografitë, kontaktet, mesazhet, e-mail-et dhe deri tek adresat e rrjeteve sociale. Nëse një mashkull nuk e ka problem t’ju lërë të përgjigjeni në celularin e tij, kjo tregon se jo vetëm nuk ka gjë për të fshehur, por edhe e konsideron si normale që ju të njiheni qoftë tërthorazi me njerëzit e tjerë të jetës së tij.

 

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV