OBSH: Disa shtete nuk e kanë marrë seriozisht kërcenimin e koronavirusit

Koronavirusi Fjala.al
Koronavirusi Fjala.al

Organizata Botërore e Shëndetësisë ( OBSH ) sot paralajmëroi se disa vende nuk janë duke e marrë seriozisht kërcënimin e Covid-19 dhe bëri thirrje për përfshirjen e plotë të qeverive të tyre në luftën kundër epidemisë, në vend që të lënë atë detyrë vetëm Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ne jemi të shqetësuar që disa shtete nuk e marrin seriozisht problemin ose thjeshtë këto vende kanë vendosur mos të bëjnë asgjë për këtë çështje.” tha drejtori i përgjithshëm i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në konferencën e përditshme për shtyp.

https://twitter.com/WHO/status/1235596344041058306

Ato vende, nga të cilat ai nuk pranoi të jepte shembuj konkretë, pra të përmendte emra”nuk po tregojnë nivelin e angazhimit politik me kërcënimin aktual me të cilin po përballemi”, tha Tedros, duke paralajmëruar se epidemia e koronavirusit “nuk është një sajesë“.

“Nuk është koha për të braktisur ose bërë justifikime,” shtoi ai, duke këmbëngulur që jo vetëm Ministritë e Shëndetësisë duhet të bëjnë të gjitha përpjekjet për kontrollimin e koronavirusit, por duhet të jetë një përpjekje e koordinuar e gjithë qeverisë./Fjala.al