Rreth 3300 viktima në të gjithë botën prej koronavirusit, gjendje e jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej epidemisë e koronavirusit nëpër botë ka shkuar në afro 3,300 numri i viktimave. Mësohet 95 mijë veta janë konfirmuar të infektuar. Pas Kinës, Koresë Jugore dhe Italisë, edhe SHBA-ja druhet se është para rrezikut të përhapjes së sëmundjes.

Shteti amerikan i Kalifornisë ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e koronavirusit të ri.

Deri tani mbi 150 veta janë infektuar dhe të paktën 11 veta kanë gjetur vdekjen në të gjithë kontinentin.

“Kemi 53 raste pozitive në shtetin e Kalifornisë. Kjo nuk është më një problematikë e izoluar në një pjesë të territorit por kudo,” deklaroi guvernatori Gevin Njusom.

Autoritetet amerikane kanë udhëzuar qytetarët të evitojnë udhëtimet në vendet me epidemi si Kina, Koreja e Jugut, Italia, Irani e të kenë kujdes në Japoni.

Kina të enjten raportoi se numri i viktimave në rang kombëtar kaloi shifrën 3 mijë.

Në botë, 95 mijë veta janë infektuar dhe 3,300 pacientë kanë ndërruar jetë që prej fillimjanarit.

Përqindjen më të lartë të vdekshmërisë e ka Italia, me mbi 3 mijë bartës të virusit dhe mbi 100 të vdekur, Irani po aq dhe Koreja Jugore me rreth 6 mijë të infektuar dhe më pak se 40 të vdekur.

Për të kufizuar përhapjen e sëmundjes epidemike, qeveria italiane ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve deri më 15 mars.

Në Ballkan, vendet më të prekura janë Kroacia dhe Greqia me mbi 9 të infektuar anembanë vendit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka njoftuar se përhapja e koronavirusit ul shpresat për ekonominë globale, ndaj ka vënë në dispozicion një fond emergjence prej 50 miliardë dollarë për të ndihmuar vendet më të varfra me kredi të buta për të luftuar epideminë.

Të fundit

Shtyhet data e raportit final nga ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit

Nota finale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit do të jepet në muajin shtator. Burime zyrtare nga kjo organizatë...

Berisha takon deputeten e Forza Italia: Bëhuni avokate e demokracisë!

Sali Berisha ka pritur pasditen e sotme në zyrën e tij deputeten e Forza Italia Erica Mazzetti dhe koordinatorin e PD-së për Italinë, Bardhok...

Aksident në Lushnje, plagoset drejtuesi i motoçikletës

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të kryqëzimit të Savrës, në autostradën Fier–Lushnje. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një...

Mourinho: Neymar? Nuk ia vlen as t’i mendosh sa zero ka paga e tij

José Mourinho ka rrëfyer mbi eksperiencën e tij në Turqi dhe ka mohuar zërat për interesim të Fenerbahçes së tij karshi Neymar. Në një...

Pse Vucic po shton kërcënimet në Serbi? Trazirat po shtohen…

Dinamika e re të trazirave të dhunshme në Serbi lidhet sipas mediave gjermane me frustrimin e qytetarëve për mosveprimin e autoriteteve përkatëse përballë dhunës...

Lajme të tjera

Web TV