Aromat gjithmonë tërheqin shqisat e meshkujve kudo që të jenë, madje shumë herë ato memorizohen në kujtesën e tyre duke i mbajtur gjatë në memorie. Por cilat janë aromat që ata adhurojnë më shumë.
Në përgjithsi parfumet ose aromat e ndryshme në njëfarë mënyre duhet ti përshtaten edhe peronalitetit të femrës ose karakterit të tyre. Që do të thotë një aromë e fort nuk do ti përshtatej një femre të ëmbël.
Aroma e drurit dhe lëkurës:Këto aroma kanë efekt pozitiv, pasi stimulojnë meshkujt, pasi kanë fuqinë të rrisin dozën e erotizmit dhe sensualitetit
Vanilja, mjekët ia kanë rekomanduar vaniljen pacientëve meshkuj, pasi i ndihmon që të ndjehen në humor të mirë. Është në thelb një nxitës i natyrshëm, dhe gjatë një sondazhi, pjesëmarrësit meshkuj thanë se patjetër ka një efekt euforik.
Livando: Kjo aromë mund të ndihmojë shumë në joshjen e dikujt. Ajo njihet edhe si ‘aroma e dashurisë’ dhe është përdorur për të joshur burra shumë kohë para se të shpikeshin parfumet.
Portokalli: Shqisat nën efektin e aromës së luleve të portokallit zgjohen dhe bëhen aktive. Në një studim të kohëve të fundit, thuhet se kjo aromë ngjall 20% epsh tek meshkujt.
Jasemini: Është një nga aromat më të përdorura në parfume të markave të ndryshme dhe suksesi i saj daton që në lashtësi, pasi është përdorur për të gjallëruar burrat. Gjithashtu tradicionalisht ka kryer funksionin e një “ilaçi” për luftimin e mungesës së epshit dhe impotencës.