Konfirmohet rasti i parë me koronavirus në Serbi

Ministri i Shëndetësisë i Serbisë, Zlatibor Loncar, gjatë një konference për median, konfirmoi rastin e parë me koronavirus në vendin e tij.

Loncar tha se pacienti kishte qenë në kontakt me motrën e tij në Budapest që kishte probleme me frymëmarrjen.

Burri ndodhet i izoluar në spitalin e Suboticas. Ai tha se nuk ka asnjë arsye për të frikësuar.

“Serbia është absolutisht e përgatitur për këtë,” tha ai dhe shtoi se gjithçka e nevojshme do të bëhej. “Ne do të vazhdojmë t’ju informojmë në mënyrën më transparente për të siguruar informacione për publikun,” tha ministri.

Loncar tha se të gjithë ministrat e shëndetësisë në Evropë, qoftë në Bashkimin Evropian apo jo, duhet të takohen për të rënë dakord për mënyrën e zgjidhjes së problemit.