Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Alda Bardhyli: Autori shqiptar, ja ku do të jetë fokusi ynë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flet Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit

 Nga Leonard Veizi

Radhitur mes gazetarësh, autore librash, redaktore e botuese, por edhe organizatore takimesh letrare, Alda Bardhyli është drejtorja më e re në strukturën e Ministrisë së Kulturës. Dhe i takon sërish të merret me librin.

-Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, përse ky organizim i ri, ndërkohë që Ministria e Kulturës ka pasur një drejtori të librit?

Krijimi i Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit është një ngjarje për botën letrare në hapësirat shqiptare, pasi Shqipëria tashmë vendoset bri vendeve avangardë që prej vitesh kanë një institucion kushtuar politikave mbi librin. Sfidat për librin janë të lidhura ngushtë me sfidat për të ardhmen, ndaj kalimi nga një drejtori kushtuar librit, në një institucion të pavarur kushtuar librit tregon një qasje tjetër serioze; duke e parë librin si një instrument të rëndësishëm në jetën e një vendi.

Në një kohë që ka një rritje të presioneve ndaj vlerave, librin vijon të mbetet e vetmja liri që na çon te vazhdimësia dhe edukimi. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ketë në fokus të saj pikërisht vazhdimësinë dhe vlerësimin e vlerave tona më të mira, përmes mbrojtjes së autorit shqiptar dhe gjuhës shqipe. Në këtë drejtim, QKLL do të ndërmarrë një sërë nismash edhe ligjore që kanë në fokus përmirësimin e një sërë raporteve në favor të autorit shqiptar.

-A është vërtet autori shqiptar larg vëmendjes së lexuesve shqiptarë?

Për një mori arsyesh vitet e fundit ka pasur një ikje të lexuesit nga autorët shqiptarë, megjithëse nëse u referohemi shifrave të shitjeve në librari vitin e fundit ato janë pozitive për sa i përket afrimit të lexuesit te letërsia shqipe. Sigurisht që letërsia dhe libri i huaj vijojnë të dominojnë tregun e shitjeve, por kthimi i lexuesit tek autorët shqiptarë, sidomos tek ata bashkëkohorë është një shenjë e mirë e progresit të librit shqip.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të ketë në fokus të saj autorin shqiptar, duke dashur t’i japë atij statusin e munguar. QKLL do të rishikojë ligjin për librin si dhe do të ndihmojë autorin në një sërë raportesh siç janë ato me botuesin, të drejtat e autorit, promovimin në gjuhë të tjera apo shpërndarjen e librit. Dominimi sot në botë bëhet përmes kulturash, ndaj QKLL synon të krijojë një sërë partneritetesh ndërkombëtare, të cilat do t’i jepnin më shumë mundësi autorit shqiptar.

-Projekti juaj konkret për ta bërë më të vëmendshëm lexuesin ndaj letërsisë shqipe?

Vëmendja ndaj autorit shqiptar do të jetë në fokus të punës së QKLL përmes një sërë iniciativash që synojnë ta bëjnë sa më të pranishëm librin shqip dhe autorin shqiptar, përmes vlerave më të mira. Një sfidë e QKLL-së, por edhe e kohës që jetojmë është lexueshmëria. Hartimi i së strategjie kombëtare për leximin, si dhe propozimi i një projektligji për leximin, hartuar nga specialistë të fushës do të jetë një nga iniciativat konkrete.

Lexo edhe :  Protestuesit dhe Gazmend Bardhi ulen këmbkryq në Sheshin Willson

Kur flasim për leximin ne flasim për edukimin dhe fushata për leximin do të ishte e pamjaftueshme nëse do të ndaleshim vetëm tek aktivitetet që kanë në fokus promovime apo lexime. Ndaj një ligj për leximin që do të forconte sistemin e formimit të nxënësve në shkolla që në fazat e para të edukimit, për sa i përket leximit, do të sillte më shumë efikasitet në të ardhmen.

Letërsia shqipe do të jetë e pranishme përmes një sërë aktivitetesh publike, duke nisur nga një Festival i Letërsisë shqipe që do të mbahet çdo vit nën kujdesin e QKLL deri te promovimi çdo javë i një autori shqiptar. Çdo javë QKLL do ja kushtojë promovimit të një libri apo të një autori shqiptar. Ne e kemi nisur këtë nismë një javë më parë me shkrimtarin dhe poetin Rudolf Marku, për të vazhduar me shkrimtarin e ri Enkelejd Lamaj.

Autorët e rinj do të jenë në vëmendjen e QKLL-së përmes një sërë iniciativash. Platforma për të rinjtë është më ambiciozja në punën time në krye të këtij institucioni, duke besuar te një brez i ri që do t’i japë shumë kulturës sonë.

-Kohë më parë Ministria e Kulturës anonçoi një faqe online me jetëshkrime autorësh shqiptarë, si pasqyrë për botuesit e huaj. Kjo faqe nuk ekziston më. Do të riformatohet?

Promovimi i autorëve shqiptar në gjuhën angleze në një faqe online iniciuar nga Ministria e Kulturës ishte një nismë për t’u vlerësuar, pasi përkthimet në gjuhë të tjera janë tepër të rëndësishme. QKLL do të ketë së shpejti faqen e saj online ku jo vetëm do të prezantohen programet dhe nismat tona, por do të jetë dhe një aneks i veçantë i rëndësishëm kushtuar letërsisë shqipe në gjuhën angleze.

Por krahas kësaj faqeje ne jemi duke punuar për një katalog të vlerave më të mira të letërsisë shqipe në gjuhën angleze e cila do të ishte një kartëvizitë shumë e mirë për njohjen e autorëve dhe letërsisë sonë nga botuesit, agjentët e huaj të librit. Pjesëmarrja e Shqipërisë në Panaire Ndërkombëtare të Librit do të ishte e paplotë pa këta katalogë. Përkthimi në gjuhë të tjera i një kulture e letërsie është një sfidë, e besoj në këtë drejtim një rol të rëndësishëm zënë dhe partneritetet.

Të fundit

Politikanë të lidhur me bandën e Suel Çelës? Klodiana Lala jep detaje nga dosja e SPAK

Dosja e SPAK ndaj organizatës kriminale të Suel Çelës, zbuloi se kreu i këtij grupi kishte ndikim dhe kontroll...

Tirana përqafon ekonominë qarkulluese me projektin “Let’s Go Circular”!

Bashkia Tiranë, në kuadër të Marrëveshjes me Bashkimin Evropian për Zhvillimin e Ekonomisë Qarkulluese, po ndërmerr hapa të rëndësishëm për transformimin e qytetit drejt...

U dhunuan në Londër/ Shqiptarët zbulojnë emrat e dhunuesve nga radhët e qeverisë

Turit të bashkëbisedimeve mes patriotit kryesocialist dhe diasporës nuk kishte si t’i mungonte Anglia, toka e premtuar për shqiptarët. Por kësaj radhe, gjërat do...

Vazhdon festa, qytetarët në Durrës festojnë edhe 29 Nëntorin

Edhe pse temperaturat kanë qenë të ulta, shumë qytetarë të Durrësit kanë dalë në sheshet e qytetit bregdetar për festime. Mjetet e tyre kanë bllokuar...

Si erdhi komunizmi në Shqipëri? Studiuesi i njohur jep dy arsyet: Nuk kishin komplekse…

Studiuesi Erald Kapri jep dy arsye pse në Shqipëri erdhi komunizmi. I ftuar në një emision televiziv, ai tha se arsyeja e parë është...

Lajme të tjera

Web TV