Koronavirusi/New York-u shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Guvernatori Andrew Cuomo ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në New York për shkak të koronavirusit. Deri më tani 76 persona kanë rezultuar pozitiv, duke e rënduar situatën brenda 24 orësh që nga dita e premte.

Guvernatori zbuloi se numri i rasteve në New York pothuajse është dyfishuar në 24 orët e fundit kur vetëm dje u konfirmuan 44 persona me koronavirus, ndërsa sot numri ka shkuar në 76.23 raste të reja janë konfirmuar brenda 24 orëve, përfshirë edhe avokatin e New Rochelle i cili u  diagnostikua si rasti i parë në New York.

Situata ka bërë që 40 mjekë dhe infermierë të kalojnë në vetë-karantinë nisur nga frika e ekspozimi të tyre ndaj koronavirusit.