SPAK kundërshton disa sekuestrime të OFL-së, ja çfarë u kthye mbrapsht

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Posaçme SPAK bën me dije se janë marrë në shqyrtim rastet e paraqitura nga OFL-ja sa i takon sekuestrimit të disa pasurive.

Në total janë 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Ndër kërkesat e dërguara, SPAK ka marrë nën shqyrtim 27 të tilla, nga ku për 31 pasuri ka ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme.

Ndërkohë nga 29 pasuritë, për të cilat është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020, rezulton se 18 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, të cilat përfshijnë 41 pasuri, (automjete të ndryshme), për të cilat do të merren vendimet përkatëse brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës.

Të fundit

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit/ E papranueshme heshtja!

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar për thirrjet raciste kundër shqiptarëve gjatë një ndeshjeje basketbolli në Maqedoninë e...

VIDEO/ Avioni përplaset me një zog dhe bën ulje emergjente pak pas nisjes

Një avion Airbus A321XLR i kompanisë ajrore Iberia u detyrua të realizojë një ulje emergjente ditën e diel, pas një përplasjeje me një zog...

Çfarë është marrëveshja e Status Quo-së për Xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem

Një vizitë e ministrit izraelit të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa në Jeruzalem ka shkaktuar tensione të larta. Ajo...

Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha paraqitet sot në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, si i pandehur i...

Plastika kërcënim serioz, ja sëmundjet që shkakton nga fëmijët deri tek të moshuarit

Një raport i ri ekspertësh, i publikuar në revistën mjekësore prestigjioze The Lancet, paralajmëron se plastika përbën një “kërcënim serioz, në rritje dhe të nënvlerësuar” për...

Lajme të tjera

Web TV