Strakosha, portieri i tretë më i mirë në Evropë, kalon Somer e Oblak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Portieri shqiptar i skuadrës së Lazios, Thomas Strakosha është renditur në vend të tretë si portieri më i mirë që luan në kampionatet evropiane të futbollit, duke kaluar disa nga emrat më të mëdhenj të këtij sporti

Nga Katerina Tafa

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit, Thomas Strakosha, prej kohësh ka qenë një nga gardianët më të mirë të Serisë A, por ecuria e sezonit të fundit futbollistik e ka ngjitur në elitën e portierëve më të mirë në Evropë.

Lojtari i skuadrës së Lazios është një nga emrat kryesor që e kanë ngritur shumë këtë ekip, madje duke e renditur momentalisht në krye të kampionatit më të madh të futbollit italian, duke kaluar kështu skuadra si Inter apo Juventus.

Strakosha gjithmonë është përfshirë nga mediat italiane të top portierët e pothuajse të çdo jave të Serisë A, duke kaluar madje edhe emra si gjiganti Gianluigi Buffon. Megjithatë së fundmi Strakosha është renditur si portieri i tretë më i mirë në Europë.

Në këtë renditje shqiptari ka kaluar disa nga portierët më të mirë si Manuel Neuer i skuadrës së Bayern Munchen apo Marc-Andre ter Stegen, i cili ka mundur që të mbajë në këmbë skuadrën e Barcelonës, që duket se është në ditët e saj më të këqija.

Aktualisht skuadra e Lazios ndodhet në vendin e parë të Serisë A, megjithatë duhet theksuar se Juventusi ka një ndeshje më pak. Sipas statistikave të bëra publike nga faqja e “Who scored”, portieri kuqezi renditet i treti për pritjet që ka bërë në ndeshjet e zhvilluara deri më tani. Strakosha renditet një vend më pak se super portieri i Liverpulit, Alison Beker dhe vlerësohet vetëm 1.6% më mirë.

Gjatë këtij sezoni Thomas Strakosha ka qenë titullar i padiskutueshëm në të 32 ndeshjet që ka zhvilluar skuadra e Lazios në të gjitha kompeticionet dhe ia ka dalë të bëjë 32 pritje, ku duhet theksuar se një pjesë e tyre kanë qenë shumë të rrezikshme dhe se këto pritje kanë ndikuar shumë në ngritjen në renditje dhe në nivel të skuadrës italiane.

Lexo edhe :  Egnatia largohet me kokën lartë, rrogozhinasit eliminohen në kohën shtesë ndaj Ljubjanës

Gardiani i Kombëtares ka mbajtur “Clean sheets” (çarçaf të pastër), ose më saktë portë të paprekur nga golat në plot 9 ndeshje, duke rritur akoma më shumë nivelin e tij dhe atë të klubit për të cilin aktivizohet. Momentalisht vlera e merkatos së 24-vjeçarit shqiptar shkon në 25 milionë euro që është e njëjtë me atë të mbrojtësit të Veronës, Marsha Kumbullës, duke e rritur në këtë mënyrë jashtëzakonisht shumë çmimin e përfaqësueses sonë.

Shqiptari u kthye te ekipi i Lazios në tetor të vitit 2016 pas një shkëputjeje 1-vjeçare, kohë në të cilën ka luajtur për skuadrën e US Salernitana dhe që nga momenti i rikthimit te të kaltrit ai ka ndikuar shumë në ngritjen e këtij klubi, aq sa tashmë ndodhen në krye të Serisë A.

Në vetëm gjashtë muaj vlera e kartonit të gardianit të Lazios është rritur me plot 5 milionë euro. Lista e bërë nga “Who scored” për portierët më të mirë që luajnë për kampionatet shqiptare e kryeson gardiani i Montepeler, Geroine Ruli, në vend të dytë ndodhet portieri i Liverpool, Alisson,në vend të tretë ndodhet rojtari i Lazios, shqiptari Thomas Strakosha, portieri i Borussia Monchegladbah, Ian Somer ndodhet në vend të katërt, ndërsa lista plotësohet nga Atletico Madrid, Jan Oblak, i cili ndodhet në vend të pestë.

Shqiptari është duke ecur me hapa shumë të mirë dhe të sigurt dhe nëse vazhdon të mbajë rezultatet e arrira deri më tani nuk do të ishte habi që së shpejti ta shikonim duke luajtur edhe për emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.

Të fundit

Terence Stamp kujtohet nga Stephan Elliott: ‘Ato sy të bënin xhelatinë’

Regjisori australian reflekton mbi miqësinë e tij 32-vjeçare me Stamp-in, i cili fillimisht ishte “tmerrësisht i frikësuar” të luante...

Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij të radhës thirrjet ofenduese nga...

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte një nga të parët themelues...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Lajme të tjera

Web TV