Politikani serb: Vuçiç ka rënë dakord për anëtarësimin e Kosovës në OKB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç ka thënë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Washington është dakorduar për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara (KB) dhe se kreu i administratës amerikane ka pritshmëri të mëdha nga Beogradi dhe Prishtina menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 26 prillit në Serbi.

“Pas zgjedhjeve në Serbi ata kanë pritshmëri të mëdha. Kjo pasi zyrtari i lartë amerikan Richard Grenell, të cilit iu dha një pozicion jashtëzakonisht i lartë për të mbikëqyrur të gjitha shërbimet e inteligjencës amerikane, vendosi të mbetet i përfshirë në procesi (negociatat për Kosovën), konstatimi im është se ai dhe kreu i administratës amerikane presin që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë  marrëveshjen deri në nëntor. Kur ua shpreha mendimin tim bashkëbiseduesve në Washington, askush nuk tha që ata nuk pajtohet”, citohet t’i ketë thënë Jeremiç.

Ish-shefi i diplomacisë serbe dhe ish-përfaqësuesi i Serbisë në Kombet e Bashkuara, sipas Zërit të Amerikës (edicioni në gjuhen serbe), ka biseduar me përfaqësuesit e administratës amerikane në Departamentin e Shtetit dhe ka psur takime me kongresistë e senatorë.

I pyetur nëse e dinte se çfarë ishte rënë dakord për Kosovën, Jeremiç, ka thënë se bashkëbiseduesit e tij në SHBA nuk i kishin thënë atij dhe se do të ishte  jo korrekte të përcillte edhe spekulimet që ia përcollën ata.

“Pritja ime është  se bëhet fjalë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, që nënkupton që Kosova të bëhet anëtare e KB”, tha Jeremiç.

Ai tha në bisedime me zyrtarët amerikanë se u përqendrua në atë që pritet në Serbi pas zgjedhjeve, ose se si të arrihet tek zgjidhja e drejtë pas 26 prillit./RTK

Të fundit

U përfshi në një konflikt, vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit

Vritet me armë zjarri polici në Baltëz të Fierit. Mësohet se polici është përfshirë në një sherr të momentit. Deri...

Zbuloni sa është pasuria e Dua Lipës

Dua Lipa është këngëtare dhe kompozitore me origjinë shqiptare, e cila ka pushtuar botën me muzikën e saj. Ajo u bë e njohur në...

Aktori Rezart Veleshnja bën komentin ofendues për gruan e Salsano Rrapit

Aktori Rezart Veleshnja mesa duket nuk e harron kollaj debatin që ka pasur me Salsano Rrapin. Në një video që po qarkullon në TikTok, aktori...

Duka: “Final 4 i shërben garës dhe konkurrencës, uroj të fitojë më i miri”

Përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që do të përcaktojë skuadrën kampione të Shqipërisë në sezonin 2023/2024 për herë të parë në këtë...

Sevdari kthehet në detyrë/ Shteti duhet t’i kthejë pagat që prej përjashtimit në 2019

Antoneta Sevdari është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë e Tiranës për të marrë detyrën e prokurores pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të...

Lajme të tjera

Web TV