8 Marsi në Kosovë/Gratë lajmërojnë grevë: Drejtësi dhe jetë të dinjitetshme pa seksizëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë nga gratë dhe vajzat e trevave shqiptare mund të kenë zgjedhur të festojnë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, por në këtë 8 Mars, gratë dhe vajzat e Kosovës kanë vendosur të marshojnë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Sipas një postimi që qarkullon në rrjete sociale, ato do të kërkojnë drejtësi gjinore dhe shoqërore në Kosovë, duke rezistuar dhe duke e luftuar deri në ç’rrënjosje sistemin patriarkal, i cili thonë se i shtyp dhe i diskriminon çdo ditë.

Njoftimi i Plotë:

“Ditën e diel, në ora 12:00 mblidhemi në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ për të marshuar për drejtësi shoqërore dhe barazi gjinore, për një ndarje më të drejtë të privates dhe publikes, për jetë të dinjitetshme pa seksizëm, shtypje e padrejtësi gjinore, shoqërore dhe ekonomike. Duke marshuar, kundërshtojmë çdo lloj të padrejtësisë që ushtrohet ndaj grave. Marshi i paraprinë grevës kolektive të grave me apo pa kontrata pune. Të dielën hyjmë në grevë për të kundërshtuar diskriminimin që iu bëhet grave. Hyjmë në grevë dhe refuzojmë çfarëdo pune, të ndërrimit të parë apo të dytë, të papaguar apo të paguar. Refuzojmë të punojmë edhe të dielave, ditë kjo e cila për gratë nuk është pushim. Me 8 mars, të bashkuar/a marshojmë, rezistojmë dhe e kundërshtojmë këtë sistem patriarkal i cili është shtypës, i padrejtë dhe poshtërues për qytetaret e qytetarët e republikës së Kosovës”, thuhet në një njoftim në Facebook./fjala.al

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV