Emri formal i kësaj luleje është “dianthus”, që në greqishten e vjetër do të thotë “lule qiellore”.
Lidhja midis karafilit dhe Ditës së Nënave ka lindur në SHBA në vitin 1907 kur Anna Jarvis zgjodhi karafilin e bardhë si simbol të saj, sepse ai ishte lulja e preferua e nënës së saj.
Ngjyra origjinale e kësaj luleje është vjollcë e shndritshme, mirëpo janë zhvilluar edhe lloje të tjera ndër të cilat e kuqja, e bardha, e verdha dhe e gjelbra.
Karafili i kuq sigurisht që është simboli më i njohur i Ditës së Gruas. Kjo lule ka histori të gjatë prej dy mijë vjetësh dhe me vete bart mjaft kuptime.
Karafili i kuq
Karafili i kuq paraqet simbol të lëvizjes punëtore dhe shpesh është parë gjatë demonstratave në festën e punës. Duke pasur parasysh që është simbol i punëtorëve, ndërmarrjet ua kanë dhuruar punëtoreve të tyre për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Karafili me ngjyrë të kuqe të shndritshme shënon adhurimin, ndërkaq e kuqja e errët dashurinë e thellë dhe përkushtimin.
Karafili i bardhë
Karafili i bardhë është simbol i lumturisë dhe i dashurisë.
Karafili vjollcë
Ngjyra vjollcë simbolizon ekstravagancën. Kurse në Francë karafili ngjyrë vjollcë mbahet kur shfaqet ngushëllimi.
Karafili i verdhë
Karafili i verdhë simbolizon përbuzjen, refuzimin apo zhgënjimin./fjala.al