Greqi/Tensione dhe përleshje në ishullin Lesbos, i vihet zjarri një kampi refugjatësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kamp refugjatësh në Ishullin Lesbos të Greqisë është përfshirë nga flakët, teksa tensionet janë rritur pas protestave për hapje të kufirit.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të qarta, ndërkohë që mediat e huaja raportojnë se shumë emigrantë janë strehuar në Lesbos pas rritjes së numrit të tyre që vijnë nga Turqia.

Qindra nga ta janë munduar të arrijnë në këtë ishull që nga deklarata e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan javën e kaluar për “hapjen e dyerve” për refugjatët që të hyjnë në Evropë.

Por, të shtunën, presidenti turk urdhëroi rojën bregdetare të mos lejojë kalimin e emigrantëve nëpër Detin Egje për shkak të rrezikut për jetën.

Turqia javën e kaluar i hapi kufijtë drejt Evropës, duke thënë se nuk mund të zbatojë më një marrëveshje të vitit 2016 me BE-në për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Evropë.

Bashkimi Evropian ka akuzuar Erdoganin për shfrytëzim të emigrantëve për qëllime politike dhe ka insistuar në mbylljen e kufijve. Ndërkohë, përleshjet kanë shpërthyer përsëri në kufirin tokësor midis Greqisë dhe Turqisë.

Të shtunën, policia greke përdori gaz lotsjellës ndaj turmave në vendkalimin kufitar në Kastania. Emigrantët u përgjigjën duke hedhur gurë dhe duke bërtitur “hapni portat”, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Në vitin 2016, u arrit një marrëveshje me të cilën Turqia do të ndalonte lejimin e emigrantëve për të arritur në BE në këmbim të fondeve nga blloku për të ndihmuar Ankarane të menaxhojë numrin e madh të refugjatëve.

Por që nga ajo kohë, tensionet midis BE dhe Turqisë janë ndezur në çështje të ndryshme.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV