U kritikuan nga fansat pse nuk mbajnë zi, arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së fundmi, dy figura tepër të njohura të ekranit, moderatorja Dojna Mema dhe këngëtarja Enca Haxhia, humbën secila babain e tyre.

Me zemër të thyer, vajzat e ndanë lajmin e hidhur me ndjekësit e tyre në rrjete sociale dhe teksa populli po priste t’i shihte duke mbajtur zi, ato iu rikthyen normalisht jetës.
Ky veprim u cilësua “i pavend” sipas një pjese të fansave dhe nuk u duk i “hijshëm” rikthimi sikur s’kishte ndodhur asgjë pas humbjes së personave më të dashur.

Madje, një pjesë e ndjekësve iu “hakërrye” Dojnës duke thënë se ajo vendosi buzëkuq menjëherë pasi humbi të atin, ndërsa Encës për faktin që po rikthehet me projekte të reja e poza në Instagram vetëm disa ditë pas tragjedisë.

Pra, një pjesë e popullit shqiptar pretendon se jeta duhet të ndalojë për këdo që ka humbur një person të afërt dhe e shohin të udhës që të mbahet zi duke u mbyllur në shtëpi.

Mirëpo, vlen të theksojmë faktin se si Enca, ashtu edhe Dojna, përveçse janë dy vajza të reja që s’kanë pse të humbasin asnjë sekond kohë nga jeta e tyre, janë personazhe publikë të cilët “nxjerrin bukën e gojës” nëpërmjet ekranit.

A nuk është njësoj si dikush që punon në një institucion privat apo publik, i cili pasi humb një person të afërt rikthehet sërish në punë?

Vetëm se për faktin që nuk është i fashmëm dhe nuk del në ekran, rikthimin e këtij të dytit s’e mëson thuajse askush, ndaj i shpëton paragjykimeve.
Humbja e një prindi mund të jetë një prej eksperiencave më të këqija në botë, por askush nuk mund të gjykojë askënd sesi e përjeton apo e shpreh dhimbjen e tij.

Lexo edhe :  "Kam ulëritur sa po më dilnin sytë vendit", Danja tregon si ishte izolimi në Big Brother

Dhimbja është shumë personale dhe gjithkush ka mënyrën e tij të vuajtjes e shërimit.

Enca dhe Dojna zgjodhën të tregojnë figurën e femrës së fortë në ekran, të cilën s’do ta shohim kurrë të përulur përballë sfidave të jetës.

Kjo nuk do të thotë se ato nuk vuajnë në heshtje, por ekrani apo rrjetet sociale nuk janë vendi i duhur për të mbajtur zi.

Këtë e shpjegoi më së miri Enca, e cila në një postim në InstaStory shkroi se kurrë s’do ta shohim të dëshpëruar.

“Për këdo që dëshiron të më shikojë të mërzitur e të dëshpëruar… Asnjëherë s’do t’ia jap njerëzve këtë kënaqësi, ndaj më shijoni teksa “lulëzoj”.

Ne jemi me Encën, Dojnën dhe çdo femër tjetër të fortë që di s’i ta përballojë dhimbjen e saj, pa i treguar askujt se sa shumë po vuan.

Gëzuar 8 marsin të gjitha femrave!/ iconstyle.al

Të fundit

“Vuçiç shkon në Moskë për Kosovën”, Diplomati zbulon planin e Serbisë

Sokol Gjoka, ish-ambasador i Shqipërisë në Moskë dhe në Ukrainë, ka vijuar diskutimin mbi takimi që do zhvillohet midis...

Pogradeci do “kokën” e Tiranës, zbulohet shpërblimi i çmendur nëse arrihet Superiorja

Pogradeci është vetëm një hap larg ëndrrës për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptar dhe klubi ka vendosur të motivojë maksimalisht lojtarët për...

Autobusi përplaset me kamionin, mjetet shpërthejnë në flakë, raportohen 7 të vdekur

Një aksident që përfshiu një autobus turistik dhe një kamion pranë Parkut Kombëtar Yellowstone në SHBA vrau shtatë persona dhe plagosi tetë të tjerë. Policia...

Agron Shehaj: “Rama ka frikë nga partitë e reja, 11 maji është datë historike”

Nga Fieri, kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor zgjedhjet si mjet për të mbrojtur bashkëpunëtorët e tij...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me mbiemrin e deputetes italiane

Kryedemokrati Sali Berisha shënoi një tjetër “shkarje goje” gjatë takimit me qytetarë të Kurbinit këtë të premte. Gjatë tentativës për ta falenderuar për mbështetjen dhe...

Lajme të tjera

Web TV