A do anulohet koncerti i Malumës? Ja çfarë urdhëron Ministria e Shëndetësisë

Maluma Tirane Koronavirus

Koncerti Malumës është planifikuar të zhvillohet më 14 mars në Tiranë, kjo u konfirmua edhe nga vetë këngëtari me famë ndërkombëtare përmes një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

Këtë të hënë Shqipëria konfirmoi dy rastet e para me koronavirus në vend dhe pas kësaj qeveria zhvilloi një mbledhje duke vendosur disa kufizime. Një ndër to ishte edhe anulim i grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura të tilla si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, deri më 3 prill 2020.

Por organizatorët e këtij koncerti nuk kanë deklaruar asgjë rreth anulimit të tij. Ende nuk dihet nëse biletat e blera do të rimbursohen./Fjala.al