Ndarja e Kosovës/Haradinaj përballet me Hashim Thaçin dhe ia thotë të gjitha në sy  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Harandinaj ka rrëfyer detajet nga takimi me presidentin Hashim Thaçi, lidhur me qëndrimin ndaj Serbisë, taksës dhe domosdoshmërisë për një unitet kombëtar.

Haradinaj shkruan se ai ka bërë të qartë presidentit Thaçi se nëse diskutohet territori i Kosovës në tryeza të ndryshme me Serbinë dhe hiqet 100 për qind taksa ndaj Beogradit atëherë gjithçka ka dështuar.

Pas takimit të sotëm me kreun e shtetit, Harandinaj thekson se vetëm të bashkuar në interesin shtetëror mund ta forcojnë Kosovën përballë Serbisë.

Ndërkaq, ai shprehet se do t’u drejtohet me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgatitjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog.

Meqë as sot nuk u dakorduam për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës sime të djeshme, do t’u drejtohem me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgatitjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog, prej nga do të dalim me qëndrim unik politik, para se të na bëhet vonë”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt: “Sot Presidentit Thaçi ia sqarova qëndrimin tim dhe të AAK-së se vetëm unik e të bashkuar në interesin shtetëror, e forcojmë Kosovën përballë Serbisë. Po ashtu ritheksova bindjen e palëkundur se nëse Kosova prapë bëhet subjekt në biseda rreth territoreve, e jo palë e barabartë siç është sot me taksën 100%, i gjithë epilogu për marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë do të jetë i dështuar. Meqë as sot nuk u dakorduam për një material/qëndrim, në vazhdën e iniciativës sime të djeshme, do t’u drejtohem me ftesa individuale për takim të gjithë kryetarëve të partive parlamentare të Kosovës, për të filluar përgatitjet rreth Konferencës së Unitetit për Dialog, prej nga do të dalim me qëndrim unik politik, para se të na bëhet vonë.

Lexo edhe :  Kosovë, protestë kundër Gjykatës Speciale për vendimin ndaj Thaçit

Të fundit

Arsyet pse izraelitët kanë mbyllur sytë ndaj Gazës

Nga Shira Efron* Një lumë imazhesh të fëmijëve të uritur në Rripin e Gazës ka tërhequr vëmendjen e botës, duke...

“Nuk iki dot”/ Banorja refuzon të lërë banesën në Delvinë: Më dhimbset

Një banore e quajtur Miranda, ka refuzuar të lërë banesën e saj në Delvinë. Gazetarja Kristi Gongo ka bashkëbiseduar me zonjën, e cila refuzon...

Trump-Zelensky, historia e një marrëdhënieje toksike

Nga Giuseppe Sarcina për Corriere della Sera Marrëdhënia toksike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky është një pjesë gjithnjë e më e dukshme e krizës...

Drejtori i MZSH: Bashkitë nuk janë bashkëpunuese, problem uniformat e zjarrfikësve

Drejtori i Përgjithshëm i Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, Arben Cara ka kritikuar pushtetin lokal për moskrijimin e lehtësirave infrastrukturore për ekipet zjarrfikëse. “Strukturat e...

Nazizmi okult: Vril, Thule, dhe misioni metafizik i Adolf Hitlerit

Përgatiti: Leonard Veizi  (pjesa e dytë – vijon nga numri i kaluar) Kur Xhimi Marrs hedh idenë se Adolf Hitleri ishte dërguar nga Ditrih Ekart për...

Lajme të tjera

Web TV