Koronavirusi/ Informacionet kontradiktore për dy personat e infektuar, ja e vërteta

Shqipëria konfirmoi këtë të hënë dy rastet e para me koronavirus, Covid-19, bëhet fjalë për një 54-vjeçar dhe një 28-vjeçar, babë e bir.

28-vjeçari me inicialet P.K ka udhëtuar nga Italia që prej 26 shkurtit përmes pikës Doganore të Muriqanit dhe më pas ka infektuar dhe të atin e tij.

Gjendja shëndetësore e dy personave të infektuar është e stabilizuar, ndërkohë që familjarëve të tjerë u janë marrë mostrat për të kryer analizat./Fjala.al