Terror nga “alarmet e bombave” apo nga “titujt e lajmeve”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Jurgen Bame

Togfjalëshi “alarm për bombë” po kthehet në  traditë, ku gjatë një dite të zakonshme pune, redaksia  njoftohet për një “shpërthim” të mundshëm. Pikërisht, mëngjesin e datës 22 nëntor 2019, në Sheshin Skënderbej një çantë e braktisur shkaktoi panik tek qytetarët, të cilët lajmëruan policinë.

Kaq ka mjaftuar që forcat e policisë, pa dyshim edhe mediat të mbërrijnë në vendngjarje për t’i dhënë më shumë bujë fenomenit dhe për të shkaktuar më tepër panik tek njerëzit.

Pas verifikimeve në terren, policia gjeti brenda çantës (me gjasë të harruar) vetëm vegla pune.

Më vonë, me anë të një njoftimi zyrtar policia bëri me dije se:

“Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se pas mbërritjes në vendngjarje të ekspertëve anti-eksploziv, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë.

Ajo çfarë duhet theksuar në këtë rast është se distanca e perimetrit të sigurisë e vendosur nga policia ishte shumë e vogël dhe shumë njerëz kalonin  thuajse ngjitur me çantën. Menjëherë pas raportimit të kësaj gafe në media, ata ndryshuan perimetrin e sigurisë.

Edhe pse alarmi rezultoi fals dhe nuk pati asgjë për t’u shqetësuar, mediat  shfrytëzuan rastin për të bombarduar njerëzit me tituj më “shpërthyes” se vetë bombat.

Çanta me veglat e punës u bë kryefjala e shkrimeve për ditë me radhë. Vetëm për disa klikime më shumë, paniku që vjen nga këto lajme i përndjek qytetarët edhe pasi ngjarja ka kaluar.

Lajmet e shumta të publikuara në media i krijojnë publikut ndjesinë sikur tashmë “alarmi për bombë” është një fenomen i zakonshëm në Tiranë

Nuk ka munguar edhe mbulimi mediatik edhe nga televizionet kryesore në vend të cilat shtuan terrorin nëpërmjet pamjeve me mbulim apo nëpërmjet lidhjeve direkte, a thua se po xhirohej ndonjë film aksion.

Për hetimet policore, qëllimi i “alarmeve për bombë” mbetet shkaktimi i panikut dhe terrorit psikologjik te qytetarët kurse për mediat këto alarme shërbejnë për të justifikuar ditën e punës me lajme që bëjnë bujë dhe që kanë interes në publik.

Lexo edhe :  Krimbi i Ullirit dhe Robinson Kruzo

Por maratona e alarmeve false për bombë është tepër e gjatë dhe skenari ka qenë i njëjtë pothuajse në të gjitha rastet: Çanta të harruara diku, kryesisht pranë gjimnazeve,ambasadave, qendrave tregtare apo hapësirave publike ku edhe numri i qytetarëve në lëvizje është i lartë, apo qese të mbështjella, me mbishkrime provokuese dhe të dyshimta.

Gjatë vitit të fundit, rastet që shkaktuan panik kanë qenë:

31 TETOR 2019- Një telefonatë anonime alarmoi Policinë e Tiranës të mërkurën në mbrëmje. Telefonuesi tha se është vendosur bombë në ambasadën çeke, që ndodhet brenda Bllokut të Ambasadave tek Rruga e Durrësit.

Uniformat blu shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kryen kontrolle brenda dhe jashtë ambienteve të ambasadës. Sipas burimeve të policisë bëhet fjalë për një alarm të rremë, ndaj tashmë hetuesit synojnë të gjejnë personin që bëri telefonatën anonime.

Nuk dihet ende se cili ka qenë qëllimi i autorit, që përhapi panik tek objektet e rëndësisë së veçantë siç janë ambasadat.

4 MAJ 2019 – Një pallat te “Komuna e Parisit” në Tiranë, u mbahet i rrethuar nga Policia. Fillimisht u dha alarm për bombë, por më pas u mësua se kishte të bënte me një operacion të forcave RENEA.

29 PRILL 2019 – Një pako e lënë në zonën e Astirit e dyshuar me lëndë eksplozive u gjet në asfalt pranë një bordure, në një zonë të populluar me kalimtarë por edhe me kafene. Policia nisi menjëherë evakuimin e banorëve të zonës.

Forca të shumta policie rrethuan vendin ndërsa me mbërritjen e ekspertëve dhe repartit anti-eksploziv u vërtetua se alarmi ishte i rremë.

1 Shkurt 2018 – Një valixhe e dyshimtë që gjendet pranë zyrave të Bashkisë së Tiranës ka alarmuar Policinë e Tiranës.

Uniformat blu i druheshin fillimisht faktit se valixhja mund të përmbante lëndë shpërthyese, ndaj rrethuan zonën dhe pritën ndërhyrjen e forcave xheniere.

Valixhja e dyshimtë u gjende mbi  një kazan mbeturinash, që ndodhet mbrapa kullës së “Sahatit”.

Policia ka bërë menjëherë verifikimin paraprak të valixhes së dyshimtë dhe njofton se nuk ka rrezik.

Në valixhe nuk u gjet asgjë e dyshimtë, përveç disa rrobave të vjetra. Për shkak të këtyre detajeve në këtë zonë nuk u bllokua as qarkullimi i mjeteve.

Deri më sot, viti 2015 mban rekordin për “alarmet e bombave”, ku vetëm në muajin mars u regjistruan 6 alarme false.

 

 

Të fundit

VIDEO/ Po fliste përpara njerëzve, qëllohet me armë kandidati për president në Kolumbi

Kandidati për zgjedhjet presidenciale të Kolumbisë në vitin 2026, Miguel Uribe Turbay, është plagosur rëndë pas një sulmi me...

Masaniello, historia e vërtetë e “Che Guevara”-s napolitane

Epopeja e napolitanit Che Guevara, i cili, nga peshkatar, u bë udhëheqësi i revoltës napolitane të vitit 1647. Derisa u çmend dhe vdiq në...

Kabuli mund të bëhet qyteti i parë modern në botë që rrezikon të mbetet pa ujë

Kabul, kryeqyteti i Afganistanit, po përballet me një krizë të thellë uji që rrezikon të bëjë qytetin e parë modern në botë që mbetet...

Stuhi të fuqishme godasin Poloninë! Dëme të mëdha dhe mijëra banesa mbesin pa energji

Polonia është përballur me stuhi të fuqishme që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa rajone të vendit, duke lënë rreth 30,000 persona pa...

Plagosje në Tiranë, 38-vjeçari qëllon me armë zjarri komshiun

Një plagosje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në Tiranë, ku një 38-vjeçar ka plagosur me armë zjarri komshiun e tij. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV