Pse nuk duhet të trembemi nga koronavirusi -Nga mjeku Genc Sulcebeg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga mjeku Genc Sulcebeg

Sistemi imunitar i species humane ka evoluar në qindra mijë vjet për t’i bërë ballë qindra mijë mikroorganizmash dhe i ka përballuar ato me sukses deri sa kjo specie po arrin se shpejti 10 miliard në botë.

Virusi i ri SARS-CoV-2 që shkakton COVID-19 aktual jep një sëmundje akute që ne një individ me sistem imunitar normal shërohet në pak ditë pa asnjë pasoje dhe ka një vdekshmëri totale rreth 1% sipas vlerësimeve të fundit.

Kjo është shumë më e vogël se pandemia e gripit te 1918 dhe se vdekshmëria nga komplikacionet invazive mjekësore si ndërhyrjet kirurgjikale etj.

Komplikacioni i vetëm i infeksioni Covid-19 është pneumonia, e cila me një mobilizim normal të imunitetit të fituar me limfocitet T dhe antitrupat specifike të prodhuar nga i infektuari shërohet me sukses pa asnjë pasojë.

Madje fitimi i këtij imuniteti është i nevojshëm për të krijuar atë imunitet te “tufës” (herd immunity) që i duhet popullatës për të mposhtur një mikroorganizëm qoftë dhe ky i krijuar rishtas.

Që ky imunitet “tufe” të krijohet duhet që të paktën 50% e një popullate të jetë e imunizuar nga virusi qoftë në mënyrë natyrale, qoftë me vaksinim.

Prandaj mirë se të vijë ky virus i ri te njerëzit normalë. Por, duhet të ruajmë ata individë që kanë një imunitet të brishte.

Për fat fëmijët kanë një reagim imunitar shumë të mirë ndaj këtij virusi por të moshuarit jo dhe aq. Po kështu dhe ata me sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet e mushkërive etj. Këto të fundit duhet t’i ruajmë nga koronavirusi! Nga ana tjetër duhet të kemi besim te genet e imunitetit të popullatës shqiptare.

Lexo edhe :  Nga hero kombëtar në tradhtar/ Përballja e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Fakti qe nuk kemi dëgjuar forma të rënda apo fatalitete ndër shqiptaret në Itali apo raste klinike nuk ka as ne Kosovë, të paktën akoma, është një tregues optimist se popullata shqiptare nuk duhet t’i trembet koronavirusit dhe le te bëjmë jetë normale, jashtë panikut dhe frikës së ekzagjeruar!

Mos harrojmë se popullata urbane shqiptare është urbanizuar vonë dhe mund të ketë një mbrojtje imunitare të rritur ndaj koronaviruseve që duket se kanë ardhur nga kafshët e zonave rurale.

Pra te mos panikohemi nga armiq që njerëzimi i ka njohur hershem siç janë viruset por të luftojmë ato armiq që solli “civilizimi” dhe mbipopullimi siç janë sëmundjet nga mbiushqimi, jeta sedentare apo sëmundjet tumorale. Se fundmi, dhe koronavirusi është një pasoje indirekte e mbipopullimit nga përdorimi i faunës së egër rurale nga popullata urbane.

Të fundit

Shqipëria po ‘rrudhet’, numri i lindjeve ra me 7.4% në tremujorin e dytë të vitit

Popullsia e Shqipërisë vijon të bjerë. Në tre muajit e parë të këtij viti janë regjistruar 4982 lindje, duke...

FOTO/ Mëngjesi i parë në Delvinë pas një nate mes flakëve…

Pas një nate ferr, edhe pse akoma ka vatra zjarri, pikërisht në mal, ku afrohet me fshatin Kakodhiq, mëngjesi...

Beteja me zjarret duhet të kthehet në një betejë 12-mujore

Qeveria shqiptare duhet të shikojë mundësinë e një plani kombëtar për betejën me zjarret, që me ndryshimet klimatike do të jetë gjithnjë e më...

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi i vogël në brigjet e...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Lajme të tjera

Web TV