Koronavirusi/Kosova mbyll shkollat dhe transportin. Të gjithë në vetëkarantinim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Shqipërisë edhe Kosova ka vendosur të marrë masa ndaj koronavirusit. Qeveria e Kosovës ka mbyllur shkollat deri më 27 mars.

Sipas qeverisë së Kosovës, do të pezullohen përkohësisht edhe linja e udhëtimit ajror dhe tokësor. Ndërsa do të ushtrohet kontroll i detajuar ndaj udhëtarëve nga ekipet mjekësore në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës. Deri më tani nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi në Kosovë. Megjithatë, duket se qeveria kërkon t’i paraprijë rasteve emergjente duke marrë masat paraprake.

Masat e marra nga qeveria e Kosovës: Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm. Aktivitetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00. Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë. Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.  Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese. Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina.

Lexo edhe :  Klienti godet me thikë praktikantin e berberhanes, zbardhen detajet

Sipas, Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri me tani Kosova ende nuk ka të infektuar me coronavirus. IKSHP, apelon të kihet kujdes duke i respektuar rregullat e përcaktuara nga instituti.

Të fundit

“Më tha mos ik tek Italia, ndryshe ta heq pasaportën“, De Biasi tregon batutat e Ramës

Në verë, Villasimius mund të bëhet një vend i rrezikshëm: “Disa ditë më parë përjetova nga afër zjarret, shumë...

Kush është njeriu që kërcënon me armë bërthamore perëndimin?

Dikur, ai ishte njeriu i ripërtëritjes. Shpresa liberale. Ose të paktën kështu na bënë të besonim. Sot, ai është zëri më i dhunshëm në...

VIDEO/ Kina “pret” malet për të ndërtuar autostradë, pamjet mahnisin botën

Autostrada e re në Guizhou, Luan, është një tjetër dëshmi e kapaciteteve të mëdha teknologjike dhe vizionit afatgjatë të Kinës. Në vend që të ndërtoheshin...

Nevoja për një reformë të re territoriale

Namir Lapardhaja Reforma territoriale e vitit 2014, e votuar më 31 korrik vetëm me votat e mazhorancës në Kuvend, e bojkotuar dhe pa pjesëmarrjen e opozitës...

Helsinki shembull i sigurisë rrugore, asnjë vdekje nga aksidentet gjatë vitit 2024

Në një kohë kur vdekjet nga aksidentet rrugore në BE ranë me 3% në vitin 2024, Helsinki shënoi një arritje të jashtëzakonshme: asnjë vdekje...

Lajme të tjera

Web TV