Koronavirusi/ Rama: Duke filluar nga dita e nesërme do të mbyllet transporti urban në Tiranë dhe Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka lajmëruar mbylljen e transportit urban në Tiranë dhe Durrës, duke nisur nga dita e nesërme. Kjo masë vjen pasi në këto dy qytete është konstatuar numri më i madh i të prekurve, në krahasim me qytetet e tjera.

“Kemi vendosur ndalimin e aktivitetit të gjitha bar-eve dhe restoranteve dhe ta shoqërojmë këtë me një sanksion nëse ata tentojnë ta hapin aktivitetin. Megjithatë duhet të falënderoj një pjesë të madhe që janë ndërgjegjësuar vetë dhe e kanë mbyllur aktivitetin. Do të bëjmë ndalimin e transportit urban në Tiranë dhe Durrës, sepse këto janë qytete më të mëdha dhe me një numër të prekur më lartë në krahasim më vendet e tjera.

Asnjë shtet nuk e ndali dot përhapjen e virusit, por ka shumë mundësi se si ndërton sistemin mbrojtës dhe këto masa janë pikërisht për mbrojtjen tonë. Ajo që u ndodhi vendeve që nuk i morën këto masa në momentin e shpërthimit, të mos na ndodhi ne. Po i marrim që në momentin e shpërthimit këto masa për të frenuar përhapjen, numri i të infektuarve do të rritet dhe mos u çudisni” tha Rama.

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV