Koronavirusi/Shmangni turmat! Qytetarët vazhdojnë të “ngjishen” në urban

Autobusi

Që nga momenti kur u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19 në Shqipëri, qeveria njoftoi qytetarët të shmangin vendet publike me shumë njerëz pasi rrezikojnë të marrin virusin dhe ta transmetojnë atë tek të afërmit e tyre.

Por pavarësisht kësaj, ka qytetarë që detyrohen të përdorin transportin urban për të shkuar në punë, pasi jo të gjithë e kanë “luksin” të udhëtojnë me makinë personale.

Fjala.al sjell disa pamje nga Tirana, ku qytetarët ndodhen të ngjeshur në autobus, edhe pse disa prej tyre janë munduar të mbrohen me maskat, të cilat janë vetëm një nga masat që duhet të marrim.

Kujtojmë se në vendin tonë aktualisht janë raportuar 11 të prekur dhe një viktimë nga koronavirusi./fjala.al