UEFA ka pezulluar zyrtarisht ndeshjet e Europa League që do të luheshin mbrëmjen e së enjtes. Sfidat me eliminim direkt të Europa League midis Seviljas dhe Romës, dhe ajo mes Interit e Getafes, janë pezulluar për shkak të koronavirusit.
Të dyja ndeshjet ishin vënë në dyshim për të luajtur, dhe tashmë UEFA e ka bërë edhe zyrtare. Qeveria spanjolle anuloi të gjitha fluturimet drejt Romës për të vënë nën kontroll koronavirusin në Spanjë.
Drejtuesit e klubit të Seviljas refuzuan që avioni të bartte lojtarët e Romës për në Spanjë, ndërsa Getafe refuzoi të shkojë drejt Italisë për të luajtur me Interin në San Siro. Ndërsa tashmë edhe UEFA ka njoftuar se të dyja ndeshjet janë pezulluar zyrtarisht.
Ndërkaq, ditën e djeshme Atalanta luajti në Valencia, ku edhe pse masat ishin ekstreme, tifozët spanjollë u grumbulluan para stadiumit duke bërë tifozllëk për skuadrën e tyre.
As a result of the travelling restrictions between Spain and Italy imposed yesterday by the Spanish authorities, the following #UEL matches will not take place as scheduled tomorrow.
?? Sevilla – AS Roma ??
?? Internazionale – Getafe ??— UEFA (@UEFA) March 11, 2020