Koronavirusi rrezikon futbollistin shqiptar/Skuadra e tij mbyllet në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Futbollisti shqiptar i cili luan tashmë me përfaqësuesen e Kosovës duket se është i rrezikuar nga koronavirusi.

Amir Rrahmani, u ndesh me futbollistin italian ditën e diel, Gabbiadinin, i cili rezultoi pozitiv me koronavirus dhe si rezultat skuadra e Veronës ka mbyllur gjithë skuadrën në karantinë.

Manolo Gabbiadini është futbollisti i dytë në Serinë A që ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit pas atij të Juventusit, Daniele Ruganit.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë klubi italian, i cili e ka vendosur gjithë skuadrën në karantinë. Katër ditë më parë, të dielën e 8 marsit, Gabbiadini ishte titullar në fitoren e Sampdorias 2-1 ndaj Hellas Veronës.

Gabbiadini është përballur gjatë ndeshjes në shumë duele me Amir Rrahmanin por edhe me lojtarë të tjerë, që mund të jenë të rrezikuar.

Gjithashtu, tek Verona aktivizohet edhe mbrojtësi tjetër shqiptar Marash Kumbulla. Por që në këtë ndeshje ishte në stol. Pas këtij rasti janë pezulluar të gjitha ndeshjet e Serisë A. Përveç Veronës edhe klubi i Sampdorias është në karantinë të plotë, ndërsa një gjë të tillë e kanë bërë edhe Juventus e Inter.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV