Koronavirusi/Shtyhen ndeshjet midis Man. City-Real Madrid dhe Juventus-Lyon 

Ndeshjet e Ligës së Kampionëve Juventus-Olympique Lyonnais dhe Manchester City-Real Madrid të parashikuara për t’u luajtur më 17 mars, janë shtyrë për shkak të koronavirusit.

Ndërkaq, të dyja skuadrat janë vendosur në karantinë. Ndërsa UEFA ka njoftuar  pasditen e sotme se ka marrë vendim për anulimin e dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Të gjitha kampionatet e futbollit evropian janë pezulluar, ndërsa janë luajtur vetëm një pjesë e ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, ndërsa ndeshjet e Europa League të cilat do të luheshin mbrëmjen e sotme janë shtyrë gjithashtu.

Njoftimi i UEFA-s: Pas karantinës së imponuar për lojtarët e Juventusit dhe Real Madridit, ndeshjet e mëposhtme të UEFA Ligës së Kampionëve nuk do të zhvillohen siç është planifikuar”.

Manchester City FC – Real Madrid CF, 17 mars, 21: 00

Juventus – Olympique Lyonnais, 17 mars, 21: 00

Vendimet e mëtejshme për dy ndeshjet do të komunikohen në kohën e duhur.