Koronavirusi/ Shkon në 13 numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 13, nga të cilët vetëm një prej tyre është shëruar plotësisht.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski theksoi se të hënën do të mbledhë Këshillit të Sigurisë, për të diskutuar rreth masave ndaj koronavirusit.

Sipas tij, mbetet mundësi e hapur edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbeten të izoluar në shtëpi dhe të respektojnë masat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se “qeveria ka miratuar shpalljen e gjendjes së krizës në Dibër dhe Qendër të Zhupës” ku është numri më i madh i të infektuarve.

Gjithashtu, fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të zhvillohet vetëm përmes mediave duke shmangur çdo lloj tubimi parazgjedhor.

Maqedonisë iu bashkua edhe Kosova e cila evidentoi para pak minutash dy raste të para me koronavirus. Ndërsa mbetet i paprekur në Ballkan vetëm Mali i Zi.

Deri më tani në gjithë botën, në total janë: 135,232 njerëz të infektuar, 4,981 të vdekur dhe 69,645 të shëruar.

Të fundit

Si inteligjenca artificiale mos ta zhdukë njerëzimin

Geoffrey Hinton, një nga pionierët e inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish alarmin për rreziqet...

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell nga një bazë ajrore në...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Lajme të tjera

Web TV