Pandemia mund të ketë pasoja urie tek të varfërit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bardha, një nënë e re me dy fëmijë të mitur, burrin e papunë dhe shtëpinë me qira ka si të ardhur të vetme rrogën nga puna në një fabrikë fasoni, që në rastin më të mirë shkon në 25,000 lekë në muaj.

Ajo edhe tani është në borxhe për shkak të pamjaftueshmërisë së të ardhurave, por ndërkohë e ka krejt të pamundur për të përballur karantinën pa punë dhe pa ushqime. Rasti i saj është rasti i të paktën 600 mijë shqiptarëve që sipas INSTAT janë në kufirin relativ të varfërisë.

Shqipëria ofron pagat më të ulta në Europë dhe ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë. Më shumë se 60 për qind e popullsisë nuk akses në banka e për pasojë, gjasat për kursime të pjesës së varfër të popullsisë nuk ekziston.

Por teksa masat po bëhen gjithnjë e më ekstreme për lëvizjen e popullsisë, familjet e varfra rrezikojnë të përjetojnë një emergjencë ushqimore.  Ministria e Shëndetësisë qëdrejton edhe funksionet publike të mirëqenies sociale në të periudhë i ka tëperqendruara energjitë në lutën kundër Covid 19, ndërkohë që burimet financiare dhe ato njerëzore për një emergjence sociale duke të pamundura në këto kushte.

Deri tani as qeveria dhe as shoqatat jo qeveritare nuk janë ofruar për furnizime ushqimore ndaj të varfërve në karantinë.

Në vendet e tjera, që kaluan përvoja të tilla si Kina dhe Italia pati një organizim të qartë në këtë drejtim. Individëve të pamundur u shërbyen me ushqime dhe shërbime të tjera. Një pjesë e e këtyre shërbimeve u kryen në mënyrë vullnetare nën koordinimin e pushtetit lokal.

Ndërkohë shumë fabrika fason dhe call center kanë reduktuar punën, për shkak se shumë punonjës kanë refuzuar të punojnë këto ditë. Të tjerët që nuk kane mundësi financiare do të duhet të ikin në punë megjithë frikën nga COVID-19, por punët me grumbullime kolektive po shkojnë drejt mbylljes dita ditës, edhe pas urdhrit të fundit të kryeministrit.

Lexo edhe :  Proda takohet me homologun turk në Stamboll: Bashkëpunim pa barriera mes dy Policive

Dhoma e Tregtisë së Durrësit dhe Tiranës propozoi dje që punonjësit që do të rrinë në shtëpi për arsye të mbylljes së aktiviteteve, si dhe ato që do të vetekarantinohen, të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, për një periudhë të paktën 1 mujore dhe pastaj sipas situatës.

Burimet nga Ministria e Financave pohuan se qeveria do të marrë vendimet për trajtime financiare në varësi të situatës, shkruan monitor.al

Të fundit

Vrasja e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë tre të akuzuarit

Sapo kanë mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, tre të akuzuarit si bashkëpunëtorë të...

“Nuk ka uri në Gaza” Trump presion Netanjahut: Duhet të merrni një vendim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi Tel-Avivin, se “Izraeli do të duhet të marrë një vendim” për Gazën, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mohoi se...

Zbulohen eshtrat e Njeriut të Kennewick, nga skeletet më të vjetra në Amerikën e Veriut

28 korrik 1996 Më 28 korrik 1996, në brigjet e lumit Columbia pranë qytetit Kennewick në shtetin Washington të SHBA-së, u zbuluan mbetjet kockore të...

Tragjedi në det/ Mbytet trageti me mbi 100 persona, 13 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur pas përmbysjes së një trageti me rreth 100 pasagjerë në shtetin...

Rithemelim, rikthim dhe revolucioni vazhdon!

Nga Alban Daci Kriza dhe serioziteti i një subjekti politik kuptohet nga dialektika që përdor dhe kjo e fundit ndërtohet mbi bazën e supozimeve ose...

Lajme të tjera

Web TV