Të varfrit nuk kanë kursime, koronavirusi rrezikon të krijojë një emergjencë ushqimore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bardha, një nënë e re me dy fëmijë të mitur, burrin e papunë dhe shtëpinë me qira ka si të ardhur të vetme rrogën nga puna në një fabrikë fasoni, që në rastin më të mirë shkon në 25,000 lekë në muaj.

Ajo edhe tani është në borxhe për shkak të pamjaftueshmërisë së të ardhurave, por ndërkohë e ka krejt të pamundur për të përballur karantinën pa punë dhe pa ushqime. Rasti i saj është rasti i të paktën 600 mijë shqiptarëve që sipas INSTAT janë në kufirin relativ të varfërisë.

Shqipëria ofron pagat më të ulta në Europë dhe ka nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë. Më shumë se 60 për qind e popullsisë nuk akses në banka e për pasojë, gjasat për kursime të pjesës së varfër të popullsisë nuk ekziston.

Por teksa masat po bëhen gjithnjë e më ekstreme për lëvizjen e popullsisë, familjet e varfra rrezikojnë të përjetojnë një emergjencë ushqimore. Ministria e Shëndetësisë që drejton edhe funksionet publike të mirëqenies sociale në të periudhë i ka të përqendruara energjitë në lutën kundër Covid 19, ndërkohë që burimet financiare dhe ato njerëzore për një emergjence sociale duke të pamundura në këto kushte.

Deri tani as qeveria dhe as shoqatat jo qeveritare nuk janë ofruar për furnizime ushqimore ndaj të varfërve në karantinë. Në vendet e tjera, që kaluan përvoja të tilla si Kina dhe Italia pati një organizim të qartë në këtë drejtim. Individëve të pamundur u shërbyen me ushqime dhe shërbime të tjera. Një pjesë e e këtyre shërbimeve u kryen në mënyrë vullnetare nën koordinimin e pushtetit lokal.

Ndërkohë shumë fabrika fason dhe call center kanë reduktuar punën, për shkak se shumë punonjës kanë refuzuar të punojnë këto ditë. Të tjerët që nuk mundësi financiare do të duhet të ikin në punë megjithë frikën nga COVID, por punët me grumbullime kolektive po shkojnë drejt mbylljes dita ditës, edhe pas urdhrit të fundit të kryeministrit.

Lexo edhe :  Avokati i Ilir Metës, përshëndetje naziste para ambienteve të SPAK

Dhoma e Tregtisë së Durrësit dhe Tiranës propozoi dje që punonjësit që do të rrinë në shtëpi për arsye të mbylljes së aktiviteteve, si dhe ato që do të vetekarantinohen, të trajtohen si të sëmurë dhe të paguhen nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore, për një periudhë të paktën 1 mujore dhe pastaj sipas situatës. Burimet nga Ministria e Financave pohuan se qeveria do të marrë vendimet për trajtime financiare në varësi të situatës./Monitor

Të fundit

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm i presidentit rus për bashkëpunimin...

Lajme të tjera

Web TV