Mbyllet kufiri me Kosovën, por lëvizin shoferët e mallrave pa kontroll

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Ka zgjatur më pak se 24 orë reagimi i Policisë së Shtetit për çështjen e kufirit me Kosovën, ndërkohë që sot nis një plan dy javor për mbylljen e kufijve për masat! Duket se ka kategori që shpëtohen e këto kategori janë makinat qeveritare, makinat e mallrave si dhe ambulancat që në fakt në kushte të tilla andej dhe këtej kufirit nuk kanë pse të lëvizin.

Po a janë imunë transportuesit e mallrave? Çfarë masash janë marrë për kategorinë e shoferëve që lëvizin me mjetet e mallrave ndërkohë që me vete kanë edhe nga një punonjës tjetër që shërben për ndihmës? Në fakt as për ata dhe as për personat e tjerë që marrin udhëzime për të lëvizur nga ana e policisë nuk janë të identifikueshëm nëse janë apo jo mbartës të virusit, pasi sigurisht që mungojnë mjetet e duhura.

Por mbyllja e kufijve, mbyllje që në fakt vjen nga vetë palët që janë më pak të prekura, bën që vendi ynë të jetë gjithnjë e më shumë nën sundimin e këtij virusi infektues.

Reagimi i policisë për lëvizjet me Kosovën!

“Policia Kufitare njofton të gjithë qytetarët  se pikat e kalimit kufitar me Kosovën do të mbyllen për 14 ditë, për arsye të parandalimit të COVID-19. Duke filluar prej orës 10:00 të datës 14.03.2020, nuk do lejohet asnjë automjet dhe asnjë shtetas të hyjnë në Kosovë dhe anasjelltas.

Do lejohen të hyjnë në Kosovë, shtetasit kosovarë që janë në Shqipëri dhe duan të kthehen në Kosovë, si dhe do lejohen të hyjnë në Shqipëri, shtetasit shqiptarë që janë në Kosovë dhe duan të kthehen në Shqipëri. Do lejohen ambulancat, lëvizja e mallrave dhe makinave qeveritare.

Lexo edhe :  Lista e 11 Majit, Rama mpreh lapsin deri në 12 Mars

Ky vendim i palës kosovare është marrë për të gjithë kufirin e Kosovës, jo vetëm për kufirin me Shqipërinë. Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të anullojnë lëvizjet e planifikuara dhe ata që ndodhen duke lëvizur në drejtim të Morinës, të kthehen mbrapa, pasi nuk do lejohen të kalojnë”.

Mbyllja e kufijve

Përveç Malit të Zi, që ende nuk ka raportuar asnjë rast infektimi me COVID-19, të gjitha shtetet e tjera kufitare kanë rapotuar tashmë jo vetëm infektime por edhje raste vdekjesh. Greqia dhe Maqedonia kanë raportuar viktimat e para ndërkohë që policia jonë lufton me postblloqe përhapjen e virusit.

Por si me Kosovën ashtu edhe me shtetet e tjera, Policia e Shtetit dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë paraqitur asnjë mekanizëm që lejon tregtarët të jenë të lirë të lëvizin, të kontaktojnë me njerëz marketesh e supermarketesh, e për pasojë edhe të jenë imun për vijimin e procesity të punës së tyre.

Policia njofton se do të bllokojë njerëzit të mos dalin nga banesat duke u bazuar në mesazhet që lëshon kryeministri herë pas here, por askush nuk saktëson mënyrat e kontrollit për personat që kanë të drejtë të hyjnë e të dalin në vendin tonë dhe të bashkëpunojnë me dyqanet dhe furrat e bukës në vend!

Të fundit

Berisha në hall, aleatët duan edhe listat e hapura

Kreu i PD-së Sali Berisha në 24 orët e ardhëshme do jetë në vështirësi në përbyllje të listave të...

Rama me “njomëzakë” në listën e sigurt

Kryeministri Edi Rama për taktikë elektorale, por edhe për të nxitur deputetët që kanë disa mandate rresht, u ka kërkuar që të luftojnë për...

Kujdes nga ngjarjet e paparashikuara mund të prishin planet… rezervimi i yjeve për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të martën gjithmonë të gatshëm për të ndryshuar dhe për të inovuar, të lindurit në këtë shenjë...

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat për jetën shtëpiake. Djemtë u...

Lajme të tjera

Web TV