Qeveria bllokoi makinat, kuksiani lëviz me kalë mes qytetit -VIDEO

Pas pezullimit të transportit publik dhe qarkullimit me automjete private, një përpjekje e qeverisë për të shmangur përhapjen e shpejtë të koronavirusit, qytetarët kanë gjetur edhe zgjidhje alternative.

Një qytetar është filmuar në rrugët e qytetit me dy gishtat lart, teksa lëviz i qetë me kalin e tij, në mes të asfaltit.

Qyteti i Kukësit vijon të jetë në karantinë, ndërsa një pjesë e vogël dolën vetëm disa minuta në mbrëmje në shëtitje në bulevard për të marrë pak ajër të pastër.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 raste të reja me Covid 19, duke e çuar në 38 numrin e të prekurve. Qeveria ka marrë masa të rrepta, duke mbyllur lokalet, restorantet dhe fast food-et. Sot, kreu i qeverise deklaroi se ndalohet edhe shëtitja tek Liqeni i Tiranës.