Epidemia e koronavirusit në Britani do të zgjasë deri në vitin 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deri në pranverën e vitit të ardhshëm pritet të zgjasë Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo është bërë publik në një dokument sekret të Shëndetit Publik britanik, që është publikuar nga The Guardian.

Sipas të përditshmes britanike, ky virus në Britani do të çojë në spital 7.9 milionë persona.

Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milion njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital.”

Prof Chris Whitty, këshilltari kryesor mjekësor i qeverisë, e ka përshkruar më parë këtë shifër si skenarin më të keq dhe sugjeroi që numri i vërtetë do të rezultonte më pak se ai. Sidoqoftë, raporti sqaron se katër në pesë persona të popullsisë “pritet” të infektohen nga virusi.

“Që publiku të dëgjojë se mund të zgjasë 12 muaj, kjo do ti shqetësonte me të vërtetë”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.

Pranimi se virusi do të vazhdojë të shkaktojë probleme edhe për një vit, duket se minon shpresat se ardhja e motit më të ngrohtë këtë verë do ta vriste atë.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV