Habisin indianët, pijnë urinë lope për të kuruar koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme në Neë Delhi të Indisë, dhjetëra besimtarë Hindu organizuan një festë ku pija special ishte urina e lopës.

Disa anëtarë të partisë nacionaliste të kryeministrit Narendra Modi, pretendojnë se urina e lopës mund të kurojë koronavirusin.

Shumë besimtarë Hindu e konsiderojnë lopën të shenjtë. Anëtarët e partisë nacionaliste shprehen se urina e lopës ka vlera shëruese.

“Ne e kemi konsumuar urinën e lopës prej 21 vitesh, madje ne bëjmë edhe dush me të. Nuk e kemi pasur kurrë të nevojshme që të marrim ilacce” – shprehet Om Prakash, anëtarë i partisë.

Madje dhe ligjëvënësit në shtetin Assam në veri lindje u shprehën gjatë një asambleje në 2 mars se urina e lopës mund të përdoret për trajtimin dhe kurimin e COVID-19.

Por shkencëtarët dhe ekspertët nuk bien dakord me mendimin e ligjëvënësve.

Sipas tyre, nuk ka asnjë fakt apo test shkencor që të vërtetëojë se ajo mund të shërojë sëmundje se COVID-19 apo kancerin.

“Bajga dhe urina e lopës janë mbetje organike dhe asnjë test i bërë nuk provon se ato bëjnë mirë për trupin tonë” – shprehet një shkencëtar për Deutsche Ëelle.

Të fundit

Rikthehen temperaturat ekstreme në Evropë, Mesdheu nën “pushtetin” e zjarreve

Në Portugali, situata mbetet kritike. Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të luftuar zjarret në mbarë...

Trump firmosi urdhrin për tarifat, bien tregjet europiane

Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar rënie të konsiderueshme pas një tjetër përshkallëzimi në luftën tregtare të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Gjatë...

Zoti Dumani, drejtësia nuk është konferencë shtypi!

Nga Fejzo Subashi Zoti Dumani, nuk jeni as komod, as më pak  i detyruar të dilni shpesh në konferenca shtypi. Kjo jo së nuk dua unë,...

“E neveritshme”, Trump kërcënon Putinin me sanksione të reja pas sulmeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar sulmet e ripërtërira masive të Rusisë dhe ka njoftuar sanksione të reja kundër Moskës. Të martën, Trump i...

Në 24 orë goditen 4 raste të shpërndarjes së lëndë narkotike, arrestohen pesë persona

Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 4 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 5 shtetas. Sekuestrohen sasi dhe doza të...

Lajme të tjera

Web TV