Koronavirusi/ Modelja shqiptare ka një dëshirë: Dua të vetë-izolohem në Maldive

Modelja shqiptare, Françeska Jaçe është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, ku numëron 309 mijë ndjekës.

Ajo publikon imazhe dhe video të ndryshme, teksa së fundmi ka dhënë një koment lidhur me ngjarjet e fundit të shkaktuara nga koronavirusi.

Françeska ka publikuar një fotografi në InstaStory dhe thotë se dëshiron të vetë-izolohet në ishujt luksozë, Maldive.

“Dua të vetë-karantinohem këtu, Maldive”, ka qenë përshkrimi sipër fotografisë së realizuar në një prej ishujve më të pëlqyer në botë.