Zanafilla e modelimit të një ikonë, si u ngrit Teatri i Operës në Sydney (foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërtimi i Teatrit të Operës në Sydney, Australi

Që nga hapja e dyerve të saj në vitin 1973, Teatri i Operës është bërë një simbol i Australisë moderne dhe një nga destinacionet kryesore turistike të vendit. Është shtëpia e muzikës, teatrit dhe festivaleve, dhe velat e saj të dashura kanë ripërcaktuar pikëpamjen e qytetit.

Foto 1

Jørn Utzon 38-vjeçar, relativisht ishte një emër i panjohur deri në janar të vitit 1957, kur u thirr si fituesi i një konkursi ndërkombëtar për të dizenjuar një “teatër kombëtar të operës” për Sydney’s Bennelong Point.

Fotograf: Sydney Opera House Trust

Foto 2

Vizioni i Utzon ishte për një ndërtesë skulpturore, të lakuar, e cila do të ngrihej në port në mënyrë radikale, me kube dhe forma drejtkëndëshe të arkitekturës moderniste. Ndërtesa transformoi karrierën e tij, dhe nga ana tjetër, shndërroi imazhin e një kombi të tërë.

Fotograf: Arne Magnussen

Foto 3

Utzon e prezantoi modelin e tij në Sydney Town Hall në vitin 1957. Dyqind e tridhjetë e tre dizajne u futën në garë në vitin 1956.

Fotograf: State Library of NSW

Foto 4

Themelet u hodhën në Bennelong Point. Gadishulli u emërua pas Woollarawarre Bennelong, njeriu i lartë Eora në kohën e mbërritjes së flotës së parë në Australi në 1788.

Fotograf: Sydney Opera House Trust

Foto 5

Më shumë se 1 milion suedezë morën pjesë për të bërë tjegulla për mbulimin e strukturës.

Fotograf: Leo Davis/Sydney Opera House Trust

Foto 6

Vlerësimi i kostos fillestare ishte 7 milion dollarë. Ajo shkoi në 102 milion dollarë, të paguar kryesisht nga një lotari shtetërore.

Fotograf: Sydney Opera House Trust

Foto 7

Kur Orkestra Simfonike e Sydney-it është në skenë në sallën e koncerteve, temperatura duhet të jetë 22.5°C për të siguruar që instrumentet të qëndrojnë në një vijë melodike. Temperatura dhe lagështia janë kritike për instrumentet muzikore.

Lexo edhe :  Fringe i Edinburgh-ut me familjen: pesë shfaqje për fëmijë

Fotograf: Leo Davis/Sydney Opera House Trust

Foto 8

Teatri i Operës u hap nga Mbretëresha në 20 tetor 1973.

Fotograf: Leo Davis/Sydney Opera House Trust

Foto 9

Dame Joan Sutherland pas shfaqjes së lamtumirës më 2 tetor 1990.

Fotograf: Opera Australia

Foto 10

Utzon në 1967. Ai u nda nga jeta nga ataku kardiak në 2008 në moshën 90-vjeçare.

Fotograf: Scanpix Denmark/Reuters

Foto 11

Aksesi i automjeteve dhe puna për sigurinë e këmbësorëve në 2015. Më shumë se 8.2 milionë njerëz vizitojnë vendin çdo vit, me afro 1,800 shfaqje të ndjekura nga më shumë se 1.45 milionë besnikë të operës.

Fotograf: Jack Atley/Sydney Opera House Trust

Foto 12

Teatri i Operës ftohet nga uji i detit shfrytëzuar nga porti. Uji qarkullon nëpër 35km tuba, duke nxitur ngrohjen dhe ajrin e kondicionuar.

Fotograf: Alamy

Foto 13

Baleti australian paraqet “The Dream”, punën trefishe të veprave nga maestro/koreografi Frederick Ashton në 2015.

Fotograf: Saeed Khan/AFP/Getty Images

Foto 14

Instalacion nudo nga 5,200 pjesëmarrës, punë e artistit njujorkez Spencer Tunick, me titull “Mardi Gras: Paraqitja bazë në hapat përpara në 2010”.

Fotograf: Greg Wood/AFP/Getty Images

Foto 15

Teatri i mbipopulluar teksa luajnë në skenat e hapura në 2016.

Fotograf: Daniel Boud

Foto 16

Teatri i Operës në Sydney është ndriçuar si pjesë e festivalit Vivid të këtij viti. Festivali i dimrit do të vendosë skulptura të lehta dhe instalacione në të gjithë qytetin.

Fotograf: Brendon Thorne/Getty Images

Burimi: theguardian.com

Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

BE për News24: Mos të cenohen gazetarët në punën e tyre

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar për situatën e krijuar me godinën e televizionit News24 dhe mediave...

Liderët e BE flasin me Trump: Të mos merren vendime pa Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski do t’u bashkohet liderëve evropianë në bisedime që synojnë rritjen e trysnisë ndaj presidentit amerikan Donald Trump për tëmbajtur anën...

Situatë kritike në fshatin Plashnik, kërkohet evakuim i banorëve

Situata me zjarret në fshatin Plashnik të Poliçanit paraqitet në gjendje kritike. Kryetari i Bashkisë Poliçan kërkon evakuimin e banorëve, ndërkohë që pritet ndërhyrje nga...

“Pamë vdekjen me sy, mendova se nuk do t’ja dilja”

Përgjatë 48 orëve të fundit vendi ynë po përballet me një situatë të jashtëzakonshme kjo si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë disa zona...

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus Vladimir Putin i cili në...

Lajme të tjera

Web TV