Lejet e ndërtimit tkurren me 21%, por çmimet e apartamenteve arrijnë kulmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesa për leje ndërtimi në Shqipëri pësoi një reduktim të dukshëm gjatë vitit 2023, veçanërisht në segmentin e ndërtesave për banim. Lajmi bëhet i ditur nga statistikat e lejeve të ndërtimit të publikuara nga INSTAT të mërkurën.

Vlera totale e lejeve të ndërtimit, llogaritur në bazë të kostos së ndërtimit dhe metrave katrorë të projekteve të miratuara, ra në 90 miliardë lekë vitin e kaluar, nga 113 miliardë që ishte më 2022 dhe 100 miliardë më 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT, 62% të investimeve janë me destinacion banimin ndërsa pjesa tjetër janë objekte industriale apo infrastrukturore.

Rënia në masën 21% duket se reflekton një korrektim në tregun më spekulant në vend pas një fryrjeje shumëvjeçare në përmasa të paimagjinueshme. Sipas vrojtimit të fundit mbi klimën e biznesit të kryer nga Banka e Shqipërisë për muajin janar, pritshmëria në sektorin e ndërtimit është për rënie në aktivitetin e ndërtimit, rënie në nivelin e porosive dhe rënie në punësim dhe në çmime.

 

 

Gjithsesi, pavarësisht tkurrjes në kërkesë nga ndërtuesit, çmimet e apartamenteve vijojnë të mbeten në kulmin e vet historik, gati dyfish në krahasim me vitin 2017, sipas Indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë.

Vlera e përafërt e investimit llogaritet sipas kostos së deklaruar të ndërtimeve të reja gjatë procesit të aplikimit për leje. Sipas këtyre deklaratave, kostoja mesatare e ndërtimit të objekteve rezidenciale ishte gjatë vitit të kaluar 35 mijë lekë, (afërsisht 340 euro) për metër katror. Kjo do të thotë gjithashtu që vlera tregtare e lejeve të ndërtimit, ose shuma e përgjithshme e biznesit që supozohet se do të realizohet pasi këto projekte të përfundojnë së ndërtuari, është minimalisht tre apo pesë herë më e lartë sepse çmimet e shitjes së banesave janë shumëfish më të larta se sa kostot.

Përmasat e bumit në sektorin e ndërtimit, i cili është shoqëruar me rritje stratosferike të çmimeve, përkundrejt një ekonomie që lëngon në norma të ulëta rritjeje prej 3 apo 4% në vit, ka ngritur pikëpyetje si për burimin e financimeve në ndërtim ashtu edhe për burimin e parave të përdorura për të blerë. Por është përmasa që bumi i ndërtimit zë në ekonomi në tërësi ajo që paralajmëron për një flluskë me përmasa të pazakonta.

Që nga viti 2019 deri në vitin 2023, lejet e ndërtimit të dhëna për qëllime banimi kanë pasur një sipërfaqe të përgjithshme prej 13 milionë metrash katrorë. Kostoja e përgjithshme, llogaritur sipas kostos së ndërtimit është 388 miliardë lekë, ose afërsisht 3.5 miliardë euro. Vlera e shtuar e përgjithshme, nëse marrim parasysh një çmim mesatar prej 1 mijë eurosh për metër katrorë, arrin në këtë mënyrë në 13 miliardë euro. Në një ekonomi me prodhim të brendshëm bruto prej 20 miliardë eurosh në vit, kjo është një shifër e stërmadhe.

Lexo edhe :  Arriti në fundjavë kuotën e 100 lekëve, euro humb sërish terren, ja me sa këmbehet

Statistikat zyrtare nuk japin të dhëna se sa është numri i njësive të banimit apo të shërbimeve që bartin këto leje ndërtimi por nëse llogarisim me hamendje njësi banimi mesatare 100 metra katrorë, atëhere rezulton se në vend gjatë këtyre pesë viteve janë dhënë leje ndërtimi për rreth 130 mijë njësi.

Analistë dhe politikanë të ndryshëm aludojnë se fluska e ndërtimit është ushqyer nga depërtimi i pakontrolluar i parave të pista në ekonominë shqiptare, ku elementë të krimit gjejnë ndërtimin si mënyrë e lehtë për të qarkulluar sasi të konsiderueshme të parave të pista dhe pa kosto të lartë fiskale, për shkak se ndërtimi është aktivitet i përjashtuar nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar.

Futja e parave të pista në sektorin e ndërtimit duket punë relativisht e lehtë për shkak se apartamentet supozohet se shiten që pa u ndërtuar ende dhe rrjedhimisht, sipërmarrësit në sektor mund të pretendojnë financim të ndërtimit pa kapitale ose me kapitale minimale fillestare.

Përgjatë viteve të fundit, një numër biznesmenësh me të shkuar të njohur kriminale janë angazhuar në shkallë të gjerë në sektorin e ndërtimit ndërsa autoritetet ligjzbatuese kanë përdorur në mënyrë të kufizuar ligjin Antimafia për konfiskimin e aseteve të krimit. Megjithatë, kryeministri Edi Rama në një rast i ka konsideruar aludime të tilla si “broçkulla”. /O.S

Të fundit

Ekspertët që parashikuan Covid: Një virus i ri mund të shkaktojë pandeminë e rradhës

Një virus i ri që është shfaqur në pjesë të Amerikës mund të "kërcënojë të gjithë njerëzimin" sipas ekspertëve...

Tirana dhe bregdeti, ndër më të lirat në rajon për qiratë ditore

Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë të pashmangshme vëmendjen për Tiranën, çmimet e qirasë ditore në kryeqytet mbeten...

Protesta e opozitës tek kryeministria/ Rrugët që bllokohen në Tiranë

Policia e shtetit do të bllokojë disa rrugë në kryeqytet pasi u njoftua nga PD për 3 orë protestë pasditen e sotme nga ora 17:00...

PD në protestë/ Rama: Shqiptarët të çojnë kënetën drejt tharjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të zhvillojë opozita në orën 17:00 para Kryeministrisë. Rama shkruan në platformën "X" se...

E trishtë/ Ndahet nga jeta nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, Tony Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pas një beteje...

Lajme të tjera

Web TV