Koronavirusi/ Në Gjirokastër janë karantinuar 73 persona të ardhur nga jashtë

Në qytetin e Gjirokastrës janë karantinuar 73 persona, të cilët kanë pasur historik lëvizje në vendet ku virusi ka qenë më parë i përhapur, kryesisht nga Italia por edhe Greqia fqinje .

Konkretisht në Gjirokastër qëndrojnë të izoluar në shtëpi 49 persona, në Dropull 4, në Libohovë 3, në Zagori 1 dhe në Cepo 3.

Edhe pse deri më tani nuk ka asnjë të prekur me koronavirus në këtë qark, njerëzit kanë marrë masa për t’u kujdesur.