E frikshme në Spanjë/ 1987 të infektuar me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit

Bilanci i të prekurve me koronavirus në Spanjë është rritur ndjeshëm 24 orët e fundit.

Deri më tani janë shënuar 491 viktima dhe 11,178 të infektuar.

NJoftimi u dha nga Ministria e Shëndetèsisë në vend.

”Në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 1.987 raste të reja”, tha Fernando Simón, drejtor i Qendrës Spanjolle Koordinuese për Aleancat Shëndetësore dhe Emergjencat, duke folur në një konferencë për shtyp në Madrid.

”Pjesa më e madhe e rasteve me Covid-19 vazhdon të jetë në kryeqytet”, shtoi Simón.

Në Spanjë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme nga kryeministri Pedro Sançez, gruaja e të cilit rezultoi pozitive me Covid-19.