Frika nga koronavirusi/ Gjonaj, Gjykatës: Aplikoni dënime alternative, jo arrest me burg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Drejtësisë kërkon nga prokuroria dhe gjykatat të aplikojnë masat e dënimit alternativ.

Prej 3 ditësh, më 14 mars, Etilda Gjonaj ja ka përcjellë kërkesën Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe institucioneve të drejtësisë.

Gjonaj kërkon nga prokuroria dhe gjykata të inkurajohen për zbatimin e masave alternative ndërsa shkruan se “kërkojmë angazhimin tuaj maksimal për të vepruar në një kohë sa më të shpejtë, me qëllim parandalimin e rritjes së numrit të personave që vuajnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit, kjo dhe në kuadër të nevojës së përballimit të pandemisë globale me të cilën po përballemi dhe rrezikut që ekziston për infektimin e personave që ndodhen aktualisht në këto institucione nga personat që futen rishtazi‘‘.

Çdo person që arrestohet apo futet në paraburgim ai i nënshtrohet menjëherë një kontrolli mjekësor për vlerësimin e gjendjes së tij dhe nëse ka apo jo simptoma të COVID-19.

Masat merren për të mbrojtur 5200 persona që ndodhen të dënuar e paraburgosur si dhe stafin në shërbim të tyre prej 4050 punonjësish.

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV