“Do ta zëmë ‘shah mat’ koronavirusin,” mesazhi shpresëdhënës i mjekut Kalo nga Infektivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këto ditë të vështira vjen dhe një mesazh optimist nga mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo.

“Virusin supertinzar Covid 19 së shpejti, puna e mjekëve, do ta zërë “shah mat”, shkruan Kalo në rrjetet sociale.

Komenti i plotë i Tritan Kalos

FILLIMI I MBARË shënon edhe gjysmën e punës….Negativizimi dhe pragshërimi i plotë i të sëmurit të parë me Covid-19, shënon një SUKSES të merituar të ekipit të Shërbimit të Sëmundjeve Infektive….SUKSESE edhe të mëtutjeme të gjithë Mantelbardhëve, Infermjerëve, Imazheristëve, Farmacistëve, Sanitarëve, Barelistëve, Koordinatoreve dhe Administratoreve të Shërbimit të

Sëmundjeve Infektive në QSUT “Nënë Tereza”…..Jemi për momentin “remi” në ndeshjen e gjatë të shahut me supertinzarin Covid-19…PUNA, PROFESIONALIZMI dhe PËRKUSHTIMI i ekipit tone, jam mëse i sigurtë se në një kohë jo të largët, do ta “zërë shah-mat” këtë sëmundje mjaft të rrezikshme por jo të pamposhtëme….

Durimi, Guximi dhe Këmbëngulja e të gjithëve NE, por edhe e të gjithë kolegëve në QSUT si dhe në ngrehinat e tjera të Shëndetit Publik të paracaktuara për ndjekjen e të sëmurëve me Covid-19, do të na nxjerë PATJETËR faqebardhë në këtë betejë për triumfin e JETËS!!!

Të fundit

A mund të studionin gratë gjatë Rilindjes?

Nuk u bë shumë gjatë Rilindjes për të reduktuar hendekun arsimor midis djemve dhe vajzave . Meshkujt u trajnuan për jetën publike, femrat...

“Gjenerata Alpha”/ Nga “cringe” në “NPC”, termat më të përdorur në Google dhe kuptimi

Në zhargonin e brezit të lindur pas vitit 2010 (d.m.th., Generation Alpha ), NPC-të janë njerëz pa personalitet që sillen në mënyrë stereotipe. Në mënyrë tipike, ata vishen në...

A mund ta kurojnë diabetin qelizat staminale?

Një grua 25-vjeçare kineze duket se është shëruar nga diabeti i tipit 1 falë një transplanti të qelizave burimore autologe (d.m.th. të marra nga trupi i saj), të...

Renditja momentale e Superiores, lufta për “Final Four” mbetet e hapur

Sot u luajtën dy ndeshje të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Partizani fitoi në transfertën e Skënderbeut, ndërsa Dinamo ia doli përballë...

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me dije se temperaturat do të...

Lajme të tjera

Web TV