Në jetë çdo moment është i rëndësishëm ndaj gjëja kryesore është të shijojmë çdo sekondë dhe të jemi të lumtur. Nëse do prisni që dikush ta bëj këtë për ju në një periudhë të vështirë atëherë do të jetë një luftë e humbur. Jeni ju ata që mund ta ndryshoni jetën tuaj./Fjala.al
E keni vënë re sa sa njerëz flasin për personat të cilët nuk dorëzohen kurrë? Bëhuni dhe ju i tillë, dëgjoni një muzikë që ju frymëzon ose shikoni një film i cili i jep energji pozitive trurit dhe trupit tuaj. Provoheni dhe do të shikoni si humori juaj do filloj të ndryshojë.
Hani ëmbëlsira, është e vërtetuar shkencërisht se ëmbëlsirat rrisin humorin tuaj. Lexoni libra që të mbushin me optimizëm, qëndrojini familjes suaj afër dhe merrni prej tyre energjinë që askund tjetër nuk mund ta gjeni.
Mos harroni të doni veten tuaj më shumë dhe ti thoni gjithmonë se mund t’ia dalësh dhe keni për të parë se sa ndryshe do të ndiheni. Bëni ushtrime fizike dhe ushqehuni mirë, një trup i shëndetshëm ka një tru të shëndetshëm.