Bien sërish aksionet globale, nuk japin efekt ndërhyrjet e bankave qendrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aksionet globale ranë dhe dollari u rrit më tej më të enjten, pasi ndërhyrjet e natës vonë nga Banka Qendrore Evropiane dhe Rezerva Federale Amerikane nuk arritën të kenë një ndikim të qëndrueshëm në tregjet e tronditura nga pandemia e koronavirusit, shkruan Financial Times.

Tregtimi i kontratave të së ardhmes iu drejtua rënies prej rreth 2.5 përqind për indeksin S&P 500 në Wall Street, ndërsa në Evropë indeksi i përbërë Stoxx 600 ra 1.2 përqind në tregtinë e mëngjesit të vonë, pasi ky tregues ishte hapur në rritje. Në Londër, indeksi FTSE 100 ra 1.4 përqind.

Lëvizjet erdhën pas masave të reja nga bankat qendrore për të provuar të qetësojnë trazirat ekonomike dhe financiare që burojnë nga shpërthimi i virusit, i cili po mbyll aktivitetin në pjesë të mëdha të botës perëndimore. Banka Qendrore Evropiane njoftoi të mërkurën vonë planet për të blerë bono shtesë prej 750 miliardë eurosh, pasi zhvilloi një mbledhje urgjente të komitetit të saj të përcaktimit të normës, ndërsa Fed tha që do të ofrojë ndihmë emergjente për marrëveshjet e anasjellta të riblerjes të tregut të parave.

Marco Wagner, ekonomist në Commerzbank, tha se ECB kishte shpalosur një “bazooka të re” në luftën e saj për të mbështetur zonën e euros. “Kjo do të ndihmojë obligacionet e vendeve me shumë borxh,” tha ai.

Indeksi i dollarit, i cili mat ecurinë e monedhës rezervë të botës kundrejt një shporte monedhash kryesore, u rrit deri në 1.5 përqind dhe po tregtohej në nivelet e tij më të larta në tre vjet ndërsa investitorët globalë nxituan të marrin fondet në dollarë për t’i ndihmuar ata të luftojnë pandeminë.

Lexo edhe :  Ndërsa bota po shkon gjithnjë e më pranë shkatërrimit bërthamor, ku është opozita?

Zach Pandl, analist i monedhës në Goldman Sachs, tha që rritja e dollarit “reflekton rolin unik që luan monedha në ekonominë globale dhe sistemin financiar, duke reflektuar një pikëpamje midis investitorëve se ekonomia amerikane është më mirë e pozicionuar për të qetësuar tronditjen e koronavirusit”./ Monitor

Të fundit

“Ai nuk është i mirëpritur këtu”/ Reagimi i banorëve të Alaskës para takimit Putin-Trump

Në një shtëpi të gjelbër me korniza druri, në një lagje të qetë të Alaskës, korrespondentja e Sky News,...

Me një gotë mbi kokë duke kërcyer, ja si po i shijon Dua Lipa pushimet në Ibiza (VIDEO)

Dua Lipa duket se po i shojon në maksimum pushimet e saj në Ibiza. E veshur me shumë stil dhe rrethuar nga miq, këngëtarja shqiptare me...

Tifozët izraelitë shkaktuan një skandal ndërkombëtar me sloganin e tyre të turpshëm

Tifozët izraelitë, ose më saktë mbështetësit e Maccabi Haifa, shkaktuan një skandal mbrëmë (e enjte) në ndeshjen e tyre jashtë fushe në Hungari, ku...

Skandal në Shkodër/ Gurorja ndot lumin, banorët pa ujë të pijshëm

Banorët e Postribës në Shkodër kanë dalë sot në protestë. As investimi i ujësjellësit një vit më parë nuk ka zgjidhur problematikën e ujit...

Përplasen dy avionë në pistë, anulohen përkohësisht fluturimet

Një incident ka ndodhur në aeroportin e Mançesterit të premten mëngjes, kur dy avionë të linjës easyJet u përplasën në pistë, duke rezultuar në...

Lajme të tjera

Web TV