Masë e tmerrshme ndaj koronavirusit/Ja çfarë iu bën Greqia të burgosurve shqiptarë

Shteti grek ka ndërmarrë një tjetër masë ekstreme për të parandaluar përhapjen e mëtejshme ndaj koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë pezulluar të gjitha lejet e të burgosurve, ndërsa janë mbi 12 500 të burgosur që mbeten të izoluar, ku mbi 2500 prej tyre janë shqiptarë.

Vendimi drastik ka revoltuar të burgosurit në 28 burgjet e Greqisë pasi anulohet 4000 lejet vjetore.

Greqia ka vendosur forca policore shtesë dhe roje sigurie pranë burgjeve për të shmangur ndonjë arratisje të mundshme apo përleshje mes të burgosurve.

Episode e përleshjeve në burgjet greke kanë qenë të shumta, sidomos mes shqiptarëve dhe algjerianëve.

Ditët e fundit, policia greke po heton rrethanat e dy vdekjeve misterioze, me viktima një 30-vjeçar shqiptar të akuzuar për vjedhje dhe një 54-vjeçar grek, ndërsa nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.