Lojërat e Fatit/ Apeli lë në burg Gramoz Muratajn dhe vëllanë e kreut të KPA-së  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Gramoz Murataj dhe Elvis Mulaj kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit. Ata kan apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që i ka lanë në masën e “burgut pa afat”, ndërsa u arrestuan kohë më parë në lidhje me ushtrimin e lojërave të fatit. Por edhe Gjykata e Apelit ua ka refuzuar lirinë dy të arrestuarve të cilët sipas të dhënave janë paraqitur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie dhe tek e tek.

Sipas të dhënave, ata i kanë kërkuar gjykatës edhe nëpërmjet mbrojtësve të tyre ligjor t`iu ndryshohet masa e sigurimit. Madje edhe për shkak të situatës së rënduar nga virusi Covid-19. Por kreu i trupit gjykues ka pretenduar se në vendin ku mbahen dy të paraburgosurit, janë kushtet e mjaftueshme për të vijuar këtë masë, ndërsa ende nuk kanë përfunduar hetimet për ta dhe grupin e shumtë të personave që u kapën në një operacion të gjerë të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me prokurorinë.

Arrestimet    

Kujtojmë se mega-operacioni i 20 dhe 21 shkurtit ka pasur për qëllim goditjen e aktiviteteve kriminale dhe të ushtrimit të lojërave të fatit në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të atij operacioni që ka zgjatur deri në orët e para të datës 21 shkurt u shoqëruan në polici 184 persona, ku numrin më të madh e pati Elbasani me 100 të ndaluar.

Por arrestimi i Gramoz Muratajt dhe Elvis Mulajt në Qytet Studenti ishte një prej arrestimeve më të bujshme. Emri i Muratajt sipas policisë lidhej edhe me një mori ngjarjesh të tjera brenda dhe jashtë vendi, ndërkohë që Mulaj u konsiderua si një i arrestim i bujshëm për shkak se është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë e Vettingut. Vëllait tjetër të tyre, para 3 muajsh i vunë tritol në banesë në Qytet Studenti, ngjarje që sërish bëri zhurmë për shkak të lidhjes me kreytaren e KPA-së.

Lexo edhe :  Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshime për të plagosur

Katër ditë pas arrestimit ata kërkuan lirinë në Gjykatën e Shkallës së Parë, ndërkohë që u lanë në burg bashkë me 53 persona të tjerë që dolën nga i njëjti operacion kombëtar. Ata akuzohen dhe po hetohen se ushtronin aktivitetin e lojërave të fatit dhe basteve online nëpër lokale të ndryshme që menaxhoheshin prej tyre.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV