Zbarkon ushtria dhe policia/Rama paralajmëron qytetarët: Jeni të rrezikuar nga…

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ushtria dhe policia do të zbresin sot në terren për të siguruar  që njerëzit të ruajnë distancën në pikat e shërbimeve ushqimore dhe farmaceutike.

Kjo është një ndër masat kryesore sipas tij për parandalimin e koronavirusit.

Ai iu bëri thirrje qytetarëve të mbajnë radhën si njerëz të rrezikuar nga bombat e padukshme që sjellin vdekje.

Mesazhi i Ramës:

? POLICIA DHE USHTRIA JANË ANGAZHUAR SOT NË SIGURIMIN E RADHAVE E TË DISTANCAVE NË HYRJE E BRENDA PIKAVE TË SHËRBIMEVE USHQIMORE DHE FARMACEUTIKE!

? JU PËRGJËROHEM TË GJITHËVE TË MBAJNË RADHËN SI NJERËZ TË RREZIKUAR NGA BOMBAT E PADUKSHME QË SJELLIN VDEKJE, VUAJTJE, ZGJATJE TË PAFUNDME TË KËSAJ LUFTE?

? BASHKËNGJITUR SHEMBUJ SE SI E LUFTON BOTA ARMIKUN KUR SHKON PËR TË BLERË USHQIME E ILAÇE, MADJE EDHE PARA DYQANIT NË ARMËVE APO NË SHTËPINË E ZOTIT RRINË NË RADHË E NË DISTANCË!