E konfirmon vetë Paolo Dybala: Unë dhe e dashura ime kemi dalë me koronavirus

Talenti i skuadrës së Juventusit Paulo Dybala ka konfirmuar se ai dhe e dashura e tij kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Disa ditë më parë aludua se sulmuesi i bardhezinjve ishte infektuar me koronavirus, ndërsa sot ka qenë vetë Dybala që e ka bërë të ditur.

Në një postim në Instagram, sulmuesi argjentinas shkruan se së bashku me të dashurën e tij janë prekur nga Covid-19.

Përshëndetje të gjithëve, dua t’iu informoj se unë sapo kam marrë rezultatet e testeve të Covid-19, dhe të dy, unë dhe Oriana kemi dalë pozitivë. Për fat të mirë, jemi në gjendje shumë të mirë. Faleminderit për mesazhet. Përshëndetje për të gjithë”, ka shkruar ai.

 

View this post on Instagram

 

Hola a todos, quería comunicarles que acabamos de recibir los resultados del test del Covid-19 y tanto @orianasabatini como yo dimos positivo. Por fortuna nos encontramos en perfecto estado. Gracias por sus mensajes y un saludo a todos ?????? Ciao a tutti, volevo informarvi che abbiamo appena ricevuto i risultati del test Covid-19 e sia io che Oriana siamo risultati positivi. Fortunatamente siamo in perfette condizioni. Grazie per i vostri messaggi. Un saluto a tutti! ?????? Hi everyone, I just wanted to inform you that we have received the results for the Covid-19 test and both Oriana and I have tested positive. Luckily we are in perfect conditions. Thanks for your messages. ??????

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala) on

Dybala bëhet lojtari i tretë tek Juventusi që preket nga koronavirusi pas Daniele Ruganit dhe Blez Matuidisë. Ndërkaq, lojtarët e tjerë të Juventusit bashkë me Ronaldon janë larguar nga Italia ose janë vetizoluar.